Dinamo ruan kreun Skenderbeu ben goelade Flamurtari fiton
Java e tete e Kategorise Superiore nuk ndryshon asgje ne renditjen e perfundimtare. Dinamo ruan kreun Skenderbeu i papermbajtshem shkaterron Kastriotin ndersa Flamurtari thjesht fiton me rezultat te ngushte ndaj Lacit.
Skenderbeu rikthen emocionet ne kampionatin shqiptar te futbollit fale goleades ndaj Kastriotit. Shenon pese gola nga te cilet tre mbajne firmen e Brkic i treti me penallti. Penalltia e dhene per nje gabim te gjyqtarit. Por golin e pare e kishte shenuar Jolic ndersa te dytin Soza. Ne total Skenderbeu e ka dominuar ndeshjen cka duket edhe ne shenimin e 5 golave ne porten e Halilit te Kastriotit ndersa miqte nga Kruja jane munduar te bejne dicka ne kete transferte por mezi kane arritur te shenojne ne minuten e dyte shtese golin e nderit me ane te Alikajt. 5 gola tri pike te tjera te cmuara qe Skenderbeu i shton ne llogarine e vet duke deshmuar se ka pretendime te medha ne kete edicion. Dhe jane ne rrugen e duhur kurse Kastrioti kthehet serish ne ferr sapo ishte mbushur 1 jave nga fitorja e pare e tyre ne kampionat ndaj Lacit me rezultatin 3-1. Humbja e thelle ne Korce tregon brishtesine e skuadres se drejtuar nga Ramadan Ndreu e cila duket e destinuar te luftoje per mbijetese ne Superlige ashtu sic ka bere ne fakt vazhdimisht ne vitet e fundit. Ndersa Flamurtarit i mjafton vetem nje gol per te siguruar nje fitore shume te vlefshme per klasifikimin pasi keshtu mundet te ruaje hapin e Dinamos. Te dyja skuadrat kane zhvilluar nje futboll te bukur por ne fund fati u ka buzeqeshur vendasve. Laci eshte perpjekur por goli i barazimit ka qene i pamundur. Dinamos i kane mjaftuar vetem 18 minuta per te vendosur fatin e ndeshjes fale golave te Malakarnes dhe Viles nderkohe qe goli i vetem per Bylisin eshte shenuar nga Dimo ne minuten e 55-te. Blute kane ruajtur keshtu distancen nga ndjekesit dhe kryesojne me 5 pike diference.