Mila Jovovic
Duart e Mila Jovovic jane shume te demtuara. Ato kane qelluar mbi kokat e zombive dhe kane thyer kokat e qenieve mutante. Ajo ka sulmuar dhe ka dale fitimtare ndaj hordhive te luftetareve britanike. Ka perballur ne jeten e saj te dyte kaq shume shpata pistoleta dhe arme ne filma sa eshte e pamundur per njerezit qe ta imagjinojne jashte nje skenari konflikti dhe beteje. Aktualisht ka bere nje zgjedhje me estetike dhe me te bute eshte shnderruar ne subjektin e LOreal firmes kozmetike qe ka pare ne portretin e Miles imazhin e nje gruaje sulmuese aktive dhe gjithmone femijerore. Te shpetosh boten eshte nje mision fisnik por njeherazi po aq fisnik edhe te tregosh qe kjo bote sado problematike qe eshte ka edhe anen e saj te bukur ka nje fytyre te kadifenjte sy te kthjellet dhe te paster dhe nje lekure qe ka nevoje per perkujdesje. Ndersa Mila flet per te ardhmen e saj ne gishtin e majte i shndrit nje diamant martesor. Ajo dhe partneri i saj prej nje kohe te gjate Paul Anderson vendosen nje vit me pare qe te lidhen seriozisht me njeri-tjetrin pavaresisht se kane nje femije 2 vjec se bashku. I dashuri dhe njeherazi regjisori i filmit te saj me te suksesshem Resident Evil eshte britanik nga Newcastle. Ajo e quan te dashurin Bastardi im nga veriu. Ne jemi se bashku qe prej nje periudhe 8-vjecare kemi nje vajze 2 vjece Even. Kemi folur disa here per martese por kurre nuk kemi marre nje vendim perfundimtar thote Mila. Ajo qe na beri te vendosnim per nje martese ishte ardhja ne jete e vajzes sone. Nuk deshem qe te na sillej nje bastarde neper kembe. Mila ukrainasja e bukur e Hollivudit eshte shume ekstravagante ne veshje. Preferon funde e fustane te shkurtra qe nxjerrin ne pah kembet e saj te gjata e te drejta prej sllaveje. Se fundi ajo eshte duke promovuar filmin e saj te fundit Rrugedalja perfekte ne te cilin ajo dhe aktori Steve Zahn luajne rolin e nje cifti ne muajin e mjaltit ne Hawai. Nje cift qe ndodhet perballe shume sfidave dhe te papriturave qe do te vene ne prove marredhenien e tyre. Eumlshte nje muaj mjalti shume horror dhe cifti perballet me mjaft te papritura e sfida madje ato jane te permasave te tilla sa do te rrenonin cdo lloj dashurie e lidhjeje dhe pikerisht ketu qendron edhe e bukura pra qe nje dashuri sfidon edhe pengesat me te medha dhe se kur dy njerez kane dashurine ne qender te vemendjes arrijne qe te perballojne cdo pengese dhe cdo veshtiresi. Per Jovovic kjo eshte nje pervoje e jashtezakonshme pra vete mesazhi i rolit dhe bashkeinterpretimi me Zahn. Per ate ishte e jashtezakonshme kjo mundesi sepse i dha shansin qe te shfaqte nje tjeter person ne ekran nje person qe nuk e kishte zbuluar me pare. Kur e pyesin per te bijen Mila ndryshon krejtesisht. Ajo kthehet ne nje femije dhe flet vetem fjale te embla dhe ledhatime. Nuk kam frike qe te them se kush jam. Jam nje nene. Kisha nje jete te tere qe kerkoja te gjeja nje identitet te perkisja diku dhe me ne fund ia arrita qellimit duke u bere nene. Memesia me coi aty ku desha dhe tani mund te them po Mila eshte nje nene. Mund te deshtoj si aktore si njeri si bashkeshorte por ajo cka nuk do te doja qe te me ndodhte kurre eshte qe te deshtoja si nene. Per te gjitha gjerat qe me jane ofruar dhe kam arritur do te hiqja dore por jo nga memesia sepse ajo me ka realizuar dhe ka eklipsuar te gjitha ambiciet e mia. Tashme ndryshe nga e kaluara nuk me intrigojne me projektet e medha e me shume para sepse ambicia ime eshte perqendruar te te qenet nje nene e mire. Nje nga vetite me te mira dhe me te dukshme te Miles ka qene thjeshtesia e saj dhe te qenet gjithmone e buzeqeshur. Ajo ka luajtur disa role me te vertete te jashtezakonshme qe nga Zhan dArk e deri te gruaja ne duart e se ciles eshte fati i universit. Nderkohe ajo ka qene imazhi i LOreal per me se nje dhjetevjecar dhe ka qene jo rralle vajza qe ka zene faqet e para te revistave te ndryshme edhe atyre politike dhe kjo e ka nje arsye sepse Mila eshte shume me teper se nje imazh ajo eshte nje personazh nje karakter qe flet me to me shume se me fytyren e saj. Ajo e ka nisur karrieren e saj si nje modele dhe mendon se te gjitha modelet duhet te jene eksperte te sporteve marciale. Mila eshte nje femer e forte dhe pak a shume u ngjan personazheve qe ka interpretuar. Ajo pi duhan dhe dikur i ka pelqyer qe te endej ne kazinote e Las Vegasit. Jeta e saj e vertete ne fragmente i ngjan asaj te roleve qe ka interpretuar. Ne Resident Evil qe eshte edhe nje nga filmat qe e ka bere me te njohur ku ajo luan rolin e nje vajze ne duart e se ciles eshte fati i botes ne fakt luan pjeserisht vetveten. Ajo eshte vajza me fustan te kuq qe shpeton boten permes sjelljeve dhe aleancave te saj. Ne jeten reale ajo eshte nje shoqe shume e kendshme. I pelqen humori dhe mbi te gjitha i pelqen qe te beje humor me jeten e yjeve hollivudiane. Ajo aktualisht jeton ne Los Anxhelos por per nga arritjet e karrieres edhe pse eshte vetem 33 vjece konsiderohet si nje mesogrua. Karriera e saj eshte e jashtezakonshme me momente ngritjeje te befta dhe suksese te papritura qe i dhane fame dhe emer. Im ate me thoshte ne te dy duhet te punojme shume por nje dite te jesh e bindur qe do te arrijme te kemi te realizuara endrrat tona nje vile nje pishine dhe para per te bere ate qe na pelqen. Kjo ka qene nje pikepamje shume e mire per nje person qe i takonte shekullit te 19-te megjithate ne punuam shume dhe une vecanerisht pata nje fat te madh dhe jam e ndergjegjshme se fatin tim ia dedikoj edhe babait dhe nxitjes se tij. Jeta e Miles ka qene me shume te papritura. E ema e saj sot i kalon ditet e nxehta ne nje pishine qe dikur ka qene e Brian de Palmes. Ate pishine ajo e pa per here te pare ne pozicionin e pastrueses por kur e bija fitoi parate e para vendosi qe tia blinte te emes. I ati i Miles ka qene doktor qe dikur pati nje problem me drejtesine per nje ceshtje sigurimesh shendetesore. Ne rrethanat e nje familjeje te tille i vetmi person me nje te ardhur solide dhe te rendesishme ne familje ishte Mila. Ne moshen 11-vjecare ajo nisi te punonte si modele. Ne moshen 13-vjecare kishte marre pjese ne filmin e saj te pare Laguna Blu. Gjate xhirimeve te filmit te saj te mevonshem iu ofrua nje rol jo shume i pershtatshem me moralin e saj te cilin e refuzoi dhe pikerisht ky refuzim qe nenkuptonte edhe humbjen e nje shume te madhe parash i dha asaj reputacionin e nje aktoreje edhe pse te bukur e pa mbeshtetje te moralshme dhe te pakompromis. Kam qene shume e mitur ne rolin tim por kurre nuk jam perpjekur qe te shes femijerine dhe hirin tim femeror pertej asaj cka une e cilesoja si kufiri i te moralshmes. Per sa i perket kinemase jane disa njerez qe kane lindur me nje talent te mirefillte. Une nuk jam nje nga ata njerez. Mua me eshte dashur shume qe te punoj. Ime me po qe ishte nje talent natyror dhe ishte ne krye te listes se aktoreve te talentuara por nuk pati fatin tim. Ne fakt realisht fati im nuk ishte me shume mungesa e talentit se sa shmangia e sjelljeve te pakontrolluara e devijimeve qe kishin artiste te tille te famshem si droga e alkooli. Njerez te tille edhe pse te talentuar nuk e dinin se cfare dhuntish kishin dhe ata u shnderruan ne vartes ndaj droges dhe alkoolit. Ata nuk kishin vetevleresim e disipline dhe kjo i coi drejt shkaterrimit.
Suksesi dhe fama e Miles ka nje emer Luc Besson. Ai ishte njeriu qe e shpetoi ate nga anonimati dhe e coi ne vemendjen e regjisoreve me te medhenj te kohes. Ai ishte regjisori i filmit Elementi i 5-te. Takimi me Luc dhe vete ky film ishte nje nga kthesat me te medha te jetes sime. Se pari takova bashkeshortin tim te pare dhe se dyti u rrita dhe u formova si aktore. Punoja gjate gjithe kohes pa pushim per te dhene me te miren time. Shume shpejt regjisori 39-vjecar dhe aktorja 22-vjecare u martuan dhe se bashku krijuan Zhan dArk nje nga filmat epike me te realizuar te kinematografise franceze dhe nje triumf i vertete per regjisorin dhe aktoren e mrekullueshme. Me pas vjen edhe Resident Evil qe sipas Miles nisi si nje projekt loje por qe u shnderrua ne nje projekt te vertete te suksesshem. Ne fillim gjithcka nisi si nje loje sepse im vella e donte shume videogejmin me kete emer. Me pas doli qe projekti nuk ishte aspak qesharak madje ishte nje sukses i vertete nje projekt qe une vendosa ta zhvilloja me tej. Kete vjeshte ajo do te xhiroje serine e katert te ketij filmi dhe eshte po aq entuziaste sa edhe per serite e tjera. Njeherazi ajo sapo ka perfunduar se xhiruari nje film me Robert de Niron. Vec kesaj nje gje e mrekullueshme eshte edhe dasma. Ajo thote se do te jete nje perzierje e zakoneve ukrainase me ato britanike dhe se kjo lloj perzierje eshte magjike dhe ben bashke madheshtine me mistiken.