Shkarkohet Radonjic 4 alternativa gati
Mojash Radonjic nuk do te jete me trajner i Vllaznise. Kete e ka vendosur dje ne mesdite presidenti Valter Fushaj i cili me ne fund vendosi te largoje nga drejtimi malazezin i cili prej disa javesh kishte mungese te rezultateve pozitive ne krye te kuqebluve. Por humbja me Shkumbinin ka rezultuar fatale. Ne fakt nje largim i tille nuk mund te konsiderohet i papritur per shkodranet e skuadren. Ne kaq kohe malazezi pavaresisht se e ndertoi vete gjithcka nga e para sipas ideve dhe deshirave te tij ne fakt nuk tregoi asgje edhe pse erdhi me shume buje. Ai nuk arriti per asnje moment te ndertoje skuadren e duhur nuk arriti te prodhoje loje nuk arriti ta binde me nje ndeshje te vetme tifozerine shkodrane se ky ekip mund te shkoje lart. Ishte konfuz ne zgjedhjet e tij dhe joprofesional. Radonjic krijoi probleme te etnise te kuqeblute qe nuk kane qene me pare te Vllaznia. Nuk arriti asnje moment te krijoje raporte te mira jo vetem me skuadren por as me tifozerine duke qene shume mosperfilles sa qe ne ditet e fundit Radonjic e kishte me teper mendjen te kontrata e nenshkruar me presidentin Fushaj sesa te rezultatet e skuadres qe drejtonte. Radonjic ka zhvilluar edhe stervitjen e fundit dje ne mengjes dhe perfundimisht eshte larguar nga Shqiperia i shoqeruar nga menaxheri i tij duke mos lene asnje gjurme ne futbollin shkodran dhe ate shqiptar pervecse solli nje fryme percarese. Sipas njoftimit zyrtar te klubit te futbollit Vllaznia nderprerja e kontrates mes Radonjic dhe presidences se ketij ekipi eshte bere me mirekuptimin e te dyja paleve. Megjithate thuhet se Radonjic ka marre para kesh ne dore gjysmen e kontrates. Por tashme del ne pah zgjedhja e nje trajneri tjeter. Per momentin nuk ka asgje zyrtare por i preferuari i drejtuesve shkodrane duket se eshte ish-trajneri i kuqebluve tre sezone me pare Mirel Josa i cili ka shanset me te medha per tu ulur ne stolin e Vllaznise. Ai ishte favorit edhe nje jave para se te emerohej Radonjic. Objektivi deshtoi per shkak se Josa drejtonte ende Skenderbeun. Per te mesohet se nuk ka pasur nje oferte zyrtarisht por ishte i perzgjedhuri. Por edhe pse kane kaluar disa muaj presidenti Fushaj duket i vendosur ta riktheje ate ne krye te Vllaznise. Nje tjeter alternative e pelqyer eshte Agim Canaj. Gjate dites se djeshme ne ambientet e klubit shkodran qarkullonte edhe emri i Shpetim Duros ish-trajnerit te Beses. Por nuk ngelet prapa Sulejman Starova dhe Hasan Lika te cilet konsiderohen si kandidatura potenciale per te qene ne krye te skuadres shkodrane per pjesen e mbetur te sezonit 2010-2011. Megjithate sikurse flitet Mirel Josa mbetet kandidatura me e favorizuar i cili pritet te jete edhe epiqendra e zhvillimeve te sotme rreth se ardhmes se stolit te shkodraneve. Megjithate asnje nga alternativat e tjera nuk eshte per tu nenvleresuar pasi shanset per te jane thuajse te barabarta.