E Diel, 1 Nëntor 2026

Bardheblute duan hapin e kreut

Besa-Tirana Besa deshiron te shmange fundin

Besa do te perballet me Tiranen e Nevil Dedes. Kavajasit si rralle here ne edicionet e fundit jane te fundit ne klasifikim baras me Bylisin. Kavajasve u mungon fitorja qe nga fillimi i sezonit por kane marre vetem 4 barazime cka eshte shoqeruar edhe me largimin e trajnerit Shpetim Duro dhe ardhjen e Perparim Daiut. Nje jave me pare Besa ishte fare prane fitores se pare ne Elbasan por goli ne shtese i Sadikut u hoqi nga duart 3 pike kavajasve. Synimi i tyre eshte te rikuperojne piket per te shmangur fundin. Edhe pse do ta kene te veshtire pasi perballe do te kene Tiranen e emrit te madh. Deklarimi para ndeshjes i Nevil Dedes ne Kavaje ishte Dua te shijoj fitoren e pare si trajner i bardhebluve. Ai zbulon qarte edhe synimet e kryeqytetasve ne kete transferte. Ajo e ben kete ndeshje mjaft interesante dhe me pritshmeri te medha futbollistike. Kjo eshte edhe ndeshja me interesante e javes se tete te kampionatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›