Dinamo, sot miqësorja eluksit kundër Palermos
AUSTRI- Dinamo do të luajë sot kundër skuadrës italiane të Palermos, në një miqësore të rrallë për klubet shqiptare. Ndeshja do të zhvillohet në St.Veit të Austrisë në orën 18.00 dhe do të shënojë një provë reale për kampionët e Shqipërisë, të cilët do të kenë shansin të përballen me një prej skuadrave të mëdha të Serisë A italiane.
Në fakt, Palermo kishte planifikuar në fillim të luante me Vllazninë, por gjithçka është ndryshuar dhe siçilianët do të ndeshen me blutë e drejtuar nga Luis Manuel Blanko. Takimi i sotëm do të vendosë përballë një skuadre shqiptare ekipin e drejtuar nga Delio Rosi, që në sezonin e fundit zuri vendin e pestë në Serinë A italiane. Ndeshja do të jetë një shans edhe për lojtarët, pasi do të ndiqet nga shumë menaxherë.
(m.a/BalkanWeb)