Rrogozhinë, vëllaivret vëllanë ngapakujdesia
RROGOZHINË- Vëllai vret vëllanë me automatik. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në qytetin e Rrogozhinës, ku shtetasi Dashnor Proshka ka qëlluar me armë zjarri, tip automatik vëllanë e tij, Pëllumb Proshkën.
Mësohet se vrasja e ndodhur në banesën e autorit në lagjen nr. 1 të qytetit së Rrogozhinës ka qënë aksidentale. Dashnor Proshka ka qëlluar mbi vëllanë e tij nga pakujdesia.
Këto janë të dhënat e para të ngjarjes që tronditi paraditen e sotme qytetin e Rrogozhinës, ndërsa pritet që policia të nisë hetimet për të e të zbardhë më shumë detaje.
(m.a/BalkanWeb)