Dinamo, tre mungesa perballe Teutes
Trajneri i Dinamos, Shkelqim Muca duhet te llogarise disa mungesa, per ndeshjen e radhes, ndaj Teutes se Durresit. Dy trajneret qe me pare drejtonin Tiranen, Muca dhe Starova, do te takohen me njeri-tjetrin ne ndeshjen e radhes. Dinamovitet synojne te fitojne me cdo kusht perballe Teutes, per shkak se titulli shihet si objektivi i vetem per ta, ne fund te ketij edicioni. Trajneri i Teutes eshte shprehur i shqetesuar se ne kontigjentin e ekipit te tij nuk do te luajne tre futbolliste titullare, Allmuca, Diop dhe Bakaj. Tre lojtaret titullare jane ndeshkuar me kartone ne javet e fundit dhe si rrjedhoje ata do te krijojne nje hendek, ne lojen e Dinamos. Kampionet ne fuqi ndodhen kater pike pas Tiranes dhe Vllaznise dhe synojne te afrohen ne klasifikim, per aq jave sa kane mbetur deri ne fund.