Prishtina hedh poshte akuzat ndaj UCK-se
Lufta e Ushtrise Clirimtare te Kosoves ka qene e drejte dhe ajo nuk mund te njolloset me spekulime, ka thene dje presidenti Fatmir Sejdiu. Keto komente, Sejdiu i beri duke iu referuar disa shkrimeve ne media te caktuara, per sic thuhet, krimet e UCK-se gjate kohes se konfliktit te armatosur. Sejdiu tha se Kosova eshte para proceseve shume te rendesishme te njohjeve nderkombetare dhe ngritjes se kapaciteteve shteterore demokratike. Andaj, sipas tij, ne kete rruge mund te kete edhe tentime per ta penguar ate ne arritjen e ketyre qellimeve. "Dua ta them ate qe e ka thene populli i Kosoves gjithmone, se lufta e Ushtrise Clirimtare te Kosoves ka qene e drejte dhe lufte per ekzistencen e qenies sone. Cdo gje te paargumentuar, duhet marre jashte reales. Une e them ate shprehjen: me sjell faktet, atehere del drejtesia. Andaj, s'dua te merrem me kurrfare spekulimesh. Kemi mbeshtetjen e fuqishme nderkombetare, te arsyeshme, me baze, dhe sigurisht qe dikujt mund t'i teket ne forma te ndryshme qe te krijoje deme te vecanta per Kosoven. Por, mendoj se nuk do t'ia dale", tha Sejdiu.
Presidenti tha se Kosova i ka bere te qarta synimet e saj ne politike si shtet, per nje Kosove demokratike, te integruar ne BE dhe ne NATO. Nderkaq, rikujtoi se eshte Serbia ajo, e cila, perkunder prezantimit te saj si nje shtet demokratik, vazhdon me politikat e njejta, si ne kohen e Milloshevicit. Politikat e Serbise kane nje ambicie - mbajtjen e tensioneve ne rajon dhe destabilizimin e Kosoves, tha Sejdiu. "Ambicia e saj e cmendur qe te jete bosht dirigjues i rrjedhave e zhvillimeve te pergjithshme ne rajon, nuk mund te jete me. Nje Serbi qe mban ne gjirin e saj kriminelet e luftes e nuk i dorezon. E them se nuk ka qeveri serbe, edhe ajo e Milloshevicit, edhe ato te mevonshmet, qe nuk e dine se ku jane kriminelet e luftes, ku eshte Mlladici dhe ku jane te tjeret qe kane bere krime edhe ne Kosove. Dhe, natyrisht nje Serbi qe deshiron ta mbaje pezull nje shtet sovran, duke pare se deshiron apo ambicien te krijoje tensione, flas per Kosoven ne kete rast, sigurisht qe nuk eshte e perputhshme me politikat evropiane", tha Sejdiu.
Njollosja, perfshihet dhe Kukesi
Nderkohe, ish-eprori i larte i UCK-se, Bislim Zyrapi, thote se shkrimet per krimet e UCK-se nuk jane tjeter vec perpjeke per te njollosur luften clirimtare te UCK-se dhe popullit te Kosoves. "Nuk mund te qendrojne ato shkrime dhe te dhena qe jepen. Sa eshte e njohur per mua si ish-epror i larte i UCK-se dhe qendrimi im ne maj e qershor te vitit 1999 ne Shqiperi, mund te vertetojne ne drejtim qe nuk ka mundur te ekzistoje ndonje kamp apo burg keso lloji. Sigurisht, shihet qe ka qellim ne drejtim qe te njolloset UCK-ja per dicka qe nuk ka bere", u shpreh Zyrapi. Ai thote se territori i Kukesit ne Shqiperi, per te cilin flitet ne artikujt per krimet e UCK-se, eshte shfrytezuar per ruajtjen e popullates se perndjekur nga ushtria serbe dhe per hapjen e korridoreve per furnizim te UCK-se ne luften e saj ne Kosove. Nderkaq, pohon se ne ato territore ka qene e pamundur te hapen burgje apo kampe, sic pretendohet te vertetohet ne keto shkrime. "Vendet ku ka qene UCK-ja ishin vende per trajnime e pergatitje te tyre per kryerjen e detyrave operative qe kane pasur. Por, eshte e pamundur, edhe 10 veta me i pasur (ne burg) me nje vend, eshte veshtire te mbahen ne ato territore, po flas ne aso situate, ne ato territore ku ka qene UCK-ja e vendosur", thekson Zyrapi.
Reagimet
Edhe udheheqes te tjere te institucioneve dhe ish-eprore te larte te UCK-se kane reaguar keto dite, duke i hedhur poshte pohimet per ekzistimin e kampeve e burgjeve te UCK-se, duke e cilesuar edhe nje here te drejte luften e zhvilluar per clirimin e Kosoves.