Dinamo tregon "dhëmbët", mund Kastriotin në Krujë
Një takim i ndezur është luajtur në Krujë, ku Kastrioti ka pritur dje Dinamon. Blutë, të cilët e nisin këtë sezon me pretendime, i tregojnë shumë shpejt dhëmbët. Golin e parë të këtij kampionati e ka shënuar Elis Bakaj i Dinamos, pikërisht në Krujë, në minutën e 17-të. Skuadra kryeqytetase dyfishon rezultatin pikërisht në minutën e 68-të, me anë të mesfushorit shtatlartë Gentian Muça, i cili topin e ardhur nga një goditje dënimi, ekzekutuar nga Bakaj, e ka shndërruar në gol me kokë. Dinamovitët kanë fituar një penallti në minutën e 8-të të takimit, e cila është kthyer në gol nga Kuli. 3-0 për Dinamon, që "shkërmoq" vendasit e Kastriotit. Minuta e 87-të u shërben krutanëve për të shënuar golin e nderit, me anë të Abazajt, por që nuk ndryshon asgjë në rrjedhën e fitores, e cila u takon bluve kryeqytetas, me plot meritë. Blutë demonstrojnë se janë vërtet pretendentë në këtë sezon.