Dindra turistë në Durrës, zbarkojnë 2 tragete

Rreth 1400 turistë kanë zbarkuar në Durrës në kuadër të përfshirjes së këtij qyteti në axhendën turistike të shoqërive të njohura ndërkombëtare evropiane dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot në portin e Durrësit është ankoruar trageti Kristina Kterina më rreth 600 turistë nga vetendet e Europës perëndimore, ndërsa një ditë më parë në portin më të madh të vendit për herë të parë mbërriti trageti luksoz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës "Trinsindam" me rreth 800 vizitorë amerikanë. Trageti ishte nisur që në muajin mars nga Florida, dhe ka pasur në destinacion portet dhe qytetet më interesante të Mesdheut dhe Evropës, përfshirë këtu edhe portin shqiptar të Durrësit. Sipas burimeve nga autoriteti portual i Durrësit mësohet se ka kërkesa të shumta nga shoqëritë më të mëdha turistike në Evropë, SHBA dhe Kanada per ta përfshirë portin e Durrësit në axhendën turistike të anijeve krocere. Mbërritja e tragetit luksoz amerikan, është një risi për turizmin elitar në Shqipëri, si dhe një tregues i ndryshimit të imazhit e resurseve turistike e hitorike të Shqipërisë në përgjithësi, e Durrësit në veçanti. Turistët nga SHBA-ja dhe Europa perëndimore kanë vizituar amfitetarin e Durrësit, murin rrethues të qytetit, torrën veneciane, kalanë e Krujës si dhe pika të tjera të veçanta turistike dhe arkeologjike.