E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kremtohen Pashkët Ortodokse

Tiranë- Besimtarët ortodoksë morrën pjesë mesnatën e së shtunës dhe në orët e para të së dielës në meshën e shenjtë të Pashkëve. Ato kremtuan ringjalljen e Krishtit mes lutjesh.

Mesha e Pashkëve u drejtua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos në Katedralen ortodokse të Tiranës. Mesha janë mbajtur gjithashtu në të gjitha kishat ortodokse të Shqipërisë.

Me shprehjen Merrni dritë nga drita që nuk perëndon kurrë, Kryepeshkopi Janullatos iu drejtua besimtarëve ortodoksë në mesnatë, në momentin e ringjalljes së Jezusit të Nazaretit, tri ditë pas vdekjes i kryqëzuar, me shpresën se besimtarët do të mund të marrin dritë nga drita e pashueshme e Perëndisë.

Flaka që u ndez në atë moment simbolizon ringjalljen e Krishtit pas sakrifikimit të tij në kryq. Besimtarët kanë ndezur qirinj dhe kanë uruar njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi.

Pashkët simbolizojnë edhe thelbin e krishtërimit, ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati. Besimtarët ortodoksë kanë nisur ceremonitë e Pashkëve që të premten, e quajtur dhe e premtja e zezë e deri në mesnatën e djeshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›