Zbulohen personazhet e parë publikë që mbështesin kauzën kundër homofobisë
Janë personazhe të njohur, që vijnë nga shoqëria civile dhe që janë shprehur publikisht se do të dalin në mbrojtje të kauzës kundër homofobisë, në aktivitete që do të organizohen në Tiranë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare më 17 maj. Ambasadori i PINK Ambasasë, Altin Hazizaj, i pyetur nga gazeta Panorama për emrat e personazheve të njohur që janë pro kauzës kundër homofobisë në Shqipëri, ka pohuar se
mund të përmendë vetëm emra të personave që janë shprehur publikisht pro kauzës në emisione televizive, mes të cilëve Elsa Ballauri, Arian Çani, Mustafa Nano, Fatos Lubonja, Delina Fico, Gëzim Tushe etj. Nuk dihet nëse në ditët në vazhdim do të ketë personazhe të tjerë nga fusha e politikës, artit, televizionit apo sportit. Gjithsesi, shumë mund të pyesin se çfarë do të ndodhë më 17 maj në Shqipëri. Deri tani janë bërë publike disa aktivitete nga axhenda e organizimeve, që pritet të mbahen jo vetëm në Tiranë, por dhe në disa qytete të Shqipërisë në kuadër të 17 majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë.