Dinjiteti i argumentit
Ne shkrimin e titulluar Gjuha identiteti dhe dinjiteti botuar ne Shekulli me dt. 20 tetor 2010 Albri Brahusha flet per nevojen e standardizimit te gegerishtes nje kerkese legjitime dhe e bere ne kohen e duhur.
Gegerishtja teme e artikullit vihet perballe dy sistemeve toskerishtes dhe standardit te cilat kane dallime mes tyre me gjithe lidhjet gjenetike te padiskutueshme. Ky dyzim i perballjes ia veshtireson punen dhe argumentin autorit.
Gjithashtu nuk kuptohet mire nga artikulli nese autori kerkon te standardizoje gegerishten apo ben thirrje per te rishikuar e reformuar standardin e shqipes e per te futur aty elemente te gegerishtes.
Ky peshtjellim ne shtrimin e ceshtjes cenon edhe vete perfundimin disi te pergjithshem dhe retorik te artikullit se Gjuha asht pjese e identitetit dhe identiteti asht pjese e dinjitetit. Uniteti asht ma i forte kur te tana pjeset qe e perbajne kane identitet dhe dinjitet.
Edhe deshira e autorit per te pare nje dite ne Shqiperi nje situate te normes gjuhesore te ngjashme me ate te Norvegjise se sotme tingellon problematike sa kohe dihet sa e padeshirueshme eshte situata e krijuar me normen gjuhesore te dyzuar ne Norvegji ku aq me teper qe njeri nga variantet e standardit i pergjigjet gjuhes se pushtuesit danez.
Valle eshte per tia uruar edhe shqipes nje situate te tille e cila i ka kushtuar dhe vazhdon ti kushtoje shume energji komunikimit publik ne ate vend skandinav
Me anen tjeter Brahusha mbron kerkesa te drejta me argumente logjikisht te dyshimta.
Nevojen e mirekuptueshme per standardizim te gegerishtes se shkruar ai e mbeshtet me nje krahasim informal te dy kryedialekteve te shqipes duke vene ne dukje epersite e gegerishtes si paskajoren e tipit me punue e duke permendur disa karakteristika fonetike te toskerishtes qe ai i gjen te papershtatshme.
Shkruan Brahusha
- Tosknishtja vuen prej rotacizmit sic edhe shume gjuhe te tjera rotacizmi asht shkronja r qe gegnishtja shpesh e ka n mundur-mundun rera-rana bera-bana e me radhe.
r duke kene nji bashketingellore ajrore zakonisht ka tendence me u hanger kur shqiptohet ... ajo ne shume raste bjen dhe nese nuk zevendesohet me n kjo shkaterron fjalen asht si me thane nji virus qe semur fjalet ku ndodhet duke i mbyte ato
Vereni zgjedhjen e fjaleve dhe pathosin e ligjerates autoriale toskerishtja vuen prej rotacizmit thuase ky proces fonetik i rendomte qenka ndonje semundje gjuhesore ose sakatllek.
Rotacizmi mund ti tingelloje i cuditshem nje folesi te gegerishtes por kjo nuk e ben ne vetvete patologjik as e ben gje rotacizmin nje virus qe semur fjalet ku ndodhet duke i mbyte ato pervecse ne fantazite gegocentrike te autorit.
Pohime te tilla qe tingellojne te improvizuara impresioniste e te nivelit te kafenese flasin me shume per metoden e manget te autorit sesa denoncojne ndonje shqetesim real te dialekteve dhe te standardit vete.
Shkruan me tej Brahusha duke iu referuar standardit te shqipes
Standardi perjashtoi nga fjalori i shqipes fjale te vjetra dhe shqipe te pazevendesueshme qe gegnishtja i perdor ende duke varfnue vogabularin ndjeshem.
Kjo e perjashtimit leksikor vjen per fat te keq si nje tjeter klishe ose canard tashme e dale krejt boje ne lidhje me prejardhjen dialektore te leksikut te shqipes standard qe e degjon te percillet nga nje ligjerate ne tjetren por qe kurre seshte mbeshtetur nga ndonje studim serioz i cliruar nga patetika dhe pasionet krahinor.
Natyrisht duke pare sa keq po shkruhet sot gegerishtja nga perkrahesit e saj cdo kerkese per standardizimin e saj eshte per tu pershendetur dhe ketu sben perjashtim as thirrja e Brahushes.
Por gegerishtja meriton te standardizohet sa kohe qe shkruhet dhe praktikohet ne nivelin publik jo per shkak te ndonje epersie te saj reale ose imagjinare ndaj toskerishtes ose standardit gjuhesor te vitit 1972.
Perkundrazi standardi tashme ka fituar epersi te medha funksionale ndaj te dy varianteve letrare thjesht per shkak se po perdoret me shkrim dhe me goje dhe prej disa dekadash ne te gjitha nivelet dhe regjistrat dhe me te kane shkruar e po shkruhen me mijera vepra origjinale e te perkthyera letrare dhe joletrare anembane gjeografise shqiptare.
Per ta thene ndryshe problemet qe kane standardi i shqipes sot nuk mund te reduktohen as duhet te reduktohen ne marredheniet e tij me gegerishten e shkruar gegerishten dialektore as me mangesite e tij ne raport me gegerishten e shkruar dhe gegerishten dialektore por kane te bejne me shume me disa dobesi strukturore te standardit vete p.sh. shtangesia e tepruar ndaj dysoreve si dhe me statusin dhe prestigjin e nje sistemi normativ ose shtrengues perceptohet nga shume ane e fillesa social-kulturore si trashegim i periudhes dhe metodes totalitare si dhe me ekspozimin e shqipes publike ndaj fjaleve te huaja praktikimin ne mase te pashembullt te shqipes bisedore e me alfabet te cunguar ne Internet dhe tatepjeten e mesimdhenies se shqipes ne arsimin e detyruar ne Shqiperi e sidomos jashte Shqiperie.
Prandaj argumentet qe sjell autori jo vetem qe nuk kane vlere shkencore por edhe tradhtojne nje kendveshtrim provincial ose te ngushte krahinor te nje ceshtjeje qe prek ne menyra te ndryshme krejt arealin ku flitet shqipja.
Duke ndermarre krahasimin mes dialekteve te shqipes dhe formave te tyre letrare Brahusha jo vetem nuk e fsheh prejardhjen e vet gege por duket sikur refuzon te kuptoje se disa pershtypje dhe reaksione te tij ndaj standardit lidhen drejtperdrejt me origjinen e tij krahinore.
shte pikerisht ky lloj qendrimi qe e minon do te thoja ne menyre te pariparueshme themelin e kerkeses per standardizim te gegerishtes se shkruar.
Autori sjell edhe argumente te tjera te pasakta ne shkrimin e vet ai e lidh ndarjen e shqipes ne dy kryedialekte me ndarjen midis Ilirise dhe Epirit ne lashtesi e lidh nevojen per njesim te gjuhes me nevojen e shteteve per sisteme administrative duke shperfillur krejt rolin e tregjeve te njesuara nderrajonale dhe te rritjes ekonomike ia atribuon shkronjat latine te alfabetit te shqipes perpjekjeve te Mjedes dhe te Fishtes ne Kongresin e Manastirit edhe pse natyre mirefilli latine kishte edhe alfabeti i Stambollit etj.
Te gjitha keto argumente kane nevoje vete per tu argumentuar prandaj sjellja e tyre si premisa e fundos edhe me tezen kryesore te shkrimit.
Nese nevoja per standardizim te gegerishtes do te vijoje te mbeshtetet ne kete menyre qe do te quaja amatoreske dhe provinciale atehere perspektiva qe nje dite do te shohim te perdorur ne tekstet letrare dhe ne publicistike nje gegerishte te shkruar te nivelit dinjitoz qe kerkon me te drejte autori do te rrezikoje te mbetet perspektive e larget e mjegulluar dhe praktikisht e paarritshme.
Dicitura e pllakatit NEC PLUS ULTRA