Ballkani po del nga makthi i historise koha per te reflektuar
Brenda nje harku te ketyre diteve jam kapur mat nga dy ftesa nga tema eshte fqinji dhe nga poeti Arjan Leka qe si pjese te Poetekes kishte nje prirje kryesore kete edicion ndaj shkrimtareve ballkanas dhe sinqerisht jam ndjere i kapur mat Arsyeja shume e thjeshte mosnjohja Ne kete konference qe lidhet me tjetrin me fqinjet tane poete ne anen tjeter te kufirit me krijon nje lloj gjendje deja vu sepse kujtesa ime u mbraps ose te ndjenja e fajit ose ngazellimit qe jane identik. Ne veren e vitit 89 kur isha ne epoken e pubertetit dhe skisha ndergjegje ndaj letersise vetem nje afrim te ndrojtur prej lexuesi ajo qe me beri pershtypje te jashtezakonshme ka qene nje shkrim elegjiak i Kadarese per vdekjen e Danilo Kish te gazeta e asaj kohe Drita. Fale ketij pikellimi me ndihmoi te njoh nje shkrimtar te madh. Ky kthim prapa vazhdon me ardhjen para plot nje dekade pas kesaj ngjarjeje ku si botues i revistes Aleph u detyrova te kthej mbrapa nje tregim te Ivo Andricit te perkthyer nga Bashkim Shehu.
Mund te gjeja arsye te justifikoja veten u detyrova ta refuzoj sepse ne Prishtine dhe Beograd degjoheshin bombat e B52 apo tmerret e Kosoves apo emigrante kosovare neper rruge etj. Pavaresisht se ne ndergjegjen artistike faji mbetet u ndjeva i sfiduar nga keto dy situata. Sidoqofte i bera pyetjen vetes a ka letersi ballkanike a eshte moderne letersia ballkanike apo eshte nje etikete evropiane nje sajese evropiane prej udhetareve dhe lordeve qe duke dashur te zbulonin vende e popuj te izoluar e te prapambetur zbuluan tek Ballkani jehonen e nje epoke te shkuar ndoshta dhe paranjerezore. Ne kete situate prirem te mendoj se fakti qe po dalim nga makthi i historise keto 20 kane qene nje heshtje shurdhuese ne kete proces te riidentidifikimit dhe te modernizimit dhe ne raport me Perendimin- cdo shkrimtar ballkanas ka kohe po jo shume per nje reflektim per te kuptuar cfare po ndodh. Ndersa tjetri eshte lexuesi. Nje poeti nuk i mjafton vetem vetja por i mjafton edhe tjetri qe do te thote dytesi i tij. Ne kete rast dua ta zhvendos tjetrin me nje veti te gjuhes dhe ne krahun tjeter matane kufirit. Deri tani e kam sfiduar tjetrin me mosinteresimin ndaj tij. Dhe kam idene se kjo eshte e perbashket kam parasysh moshataret e mi ne Ballkan. Me kujtohet nje shkrimtare greke qe kur e pyeten sa ballkanase ndjehet si shkrimtare ajo tha e perbashketa e madhe me shkrimtaret e mi ballkanas eshte dashuria e jashtezakonshme per kulturen amerikane. Kjo nuk ka tone cinizmi po eshte e verteta e madhe. Vete une po perktheja ne keto momente nje poet amerikan. Pra dashuria per nje gje nuk i rilidh keta popuj te harruar prane njeri tjetrin me nje te tashme te perbashket. Kjo e tashme eshte kulturore dhe sfida e identiteteve tona eshte kulturore. Valter Benjanim ka thene se vetem nje mundesi ka per te dale nga vetmia perkthimi. Influenca ne struktura gjuhesore po kthehen ne klishe ura kulturore dhe mendimet e mia te fragmentarizuar tregon dhe njohjen time fragmentare.