E Diel, 1 Nëntor 2026

Micieli Zemra ka ngelur arbereshe dora me shkruan gjermanisht

Francesco Micieli shkrimtar dhe mesues ne Institutin e Larte te Kualifikimit te Artit ne Biel mbajti dje ne Fakultetin e Gjuhe Letersise kumtesen E kemi humbur gjuhen ne ekzil.


Miciele i rrefeu studenteve pervojen e tij te studimit e kultivimit tri gjuheve arbereshe italiane gjermane. Ne vendin e tij Santa Sofia dEpiro Kalabri foli gjuhen e nenes deri ne moshen 6-vjecare.


Ne shkolle ndihej i huaj se nuk i lejohej te fliste ne gjuhen arbereshe. Nje ndjesi qe do ta shoqeronte edhe me tej ne jeten e tij ku emigroi bashke me familjen me 1965 dhe filloi nje jete te re ne nje kanton gjerman te Zvicres.


Shkolla e mesme ne Burgdorf e larta ne Universitetin e Bernes me tej ne Kozenca dhe Firence. Vendosi qe gjuha e tij letrare te ishte gjermanishtja. shte mire te njohesh shume gjuhe ti kultivosh ato por ne zemer te ruash gjuhen tende.


E shkruaj gjermanishten me muzikalitetin e gjuhes sime asaj arbereshe. Prandaj shpesh them zemra ka ngelur arbereshe dora me shkruan gjermanisht tregon Micieli. Pas disa botimeve ne proze e studimeve tani mendon te shkruaj nje liber edhe ne gjuhen arbereshe dhe premton qe prezantimi i tij do te behet ne Shqiperi.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›