E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne shpesh kemi ndertuar ura kulturore mbi varre te hapura dhe luftera

Hera e pare qe vij ne Shqiperi edhe pse jemi fqinj. Kuptohet se urat mes nesh duhet te ndryshonin permes kufirit bie dakord me Tufen per paragjykimet qe kemi.
Sepse ne Ballkan jemi mesuar qe ti trashegojme p.sh unazat e vjetra te familjes ose sahatet etj. Pse te mos trashegojme ne kete rast dhe paragjykimet Natyrisht nuk mund te fillojme nga zeroja sepse edhe duke mos levizur duke mos qene endacake ne ia kemi dale te nderrojme vendet shtetet ku jetojme. Do tju flas per paradoksin edhe pse mendoj se jetojme ne nje vend i cili eshte themeluar nga paradoksi. Jetoj ne Maqedoni qe eshte vendi me i vogel i ish-Jugosllavise mirepo per shkak te emrit si problem me Greqine qe tani duan te na vene emrin Maqedonia Veriore nga jugu te shnderrohet ne veri. Nga ana tjeter jemi pjese e Ballkanit Perendimor dhe natyrisht e Evropes Lindore.
Ka vetem dy menyra per ta zberthyer kete lemsh ose ti nuk i perket asnje drejtimi ose je ne mes te gjithckaje. Dicka tjeter kur isha ne Amerike me duhej te shpjegoja qe jam evropian dhe kur shkoj ne Evrope duhet ta shpjegoj kete. Paradoksi tjeter eshte kur varrosen te afermit tane ne i varrosim me fytyre te kthyer nga Lindja mirepo fytyrat tona nderkohe i kemi kthyer nga Perendimi Me gjithe keto paradokse per nje njeri qe ka qene vetem 18 vjec kur u nderruan sistemet ne ate kohe konsiderohesha i pergjegjshem para shtetit vendit pasi nuk isha me adoleshent. Mirepo mendoj se renia e sistemit ishte pike nistore per gjithe brezin tone se sa per moshen time. Disa here thoshnin se ne ballkanasit themi dhe kemi bindjes se jemi shume te zgjuar dinake se kemi fantazi ne veten tone.
Dhe kjo vjen sepse neve na shijon mistifikimi i gjerave. Ne kemi shume kenge te mira folklorike ne Ballkan por askush nuk i ka kenduar ato. Ka pasur dhe momente te rikrijimit te gjerave te vjetra si per shembull ne kishat ortodokse ikonat nuk jane te firmosura dhe ende nuk e kam arritur te kuptoj kete nese ka qene per modesti kjo apo prej frikes qe mund te kene pasur njerezit.
Mendoj se eshte ne thelbin e qenies sone fakti se nuk shkruajme Kemi nje tradite orale i themi gjerat po nuk i shkruajme praktikisht. shte endrra e postmodernizmit se si te eliminohet autori te vritet.
Ne me shpesh mendojme se si te harrojme me shume se te falim. Ne presim te vdesim me breza qe te mberrija paqja nderkohe qe do ishte me e thjeshte nese do te falnim. Derriada thote se vetem gjerat te cilat nuk mund harrohen nuk mund te falen. Ne me shpesh flasim per braktisjen se te jetuarit pothuaj cdo person ketu ka emigruar. Edhe shtepia jone nuk konceptohet si fizike qe ndertohet ne nje territor fizik por me shume si dicka imagjinare qe ne e marrim me vete kudo qe shkojme.
Ky eshte momenti qe kultura ndihmon per ta ndryshuar kete pasiguri te te perceptuarit. Ne fjalorin e anglishtes ka nje folje qe po perdoret shpesh ballkanizmi te ballkanizuarit e cila do te thote praktikisht ta ndash te teren ne shume pjese te vogla ta thyesh ta copetosh.
Pikerisht per kete arsye i drejtohemi i therrasim kultures per te ndertuar ura dhe kjo ndertohet mbi copeza qe tashme jane te ndara.
Por cili eshte ndryshimi me uren e vertete nga ura kulturore Ura e vertete eshte ajo qe ndertohet mbi lumenj nderkohe qe ura kulturore shume shpesh ndertohet mbi varre te hapura dhe luftera. Tashme po flas per ish-Jugosllavine pas rreth 20 vjetesh pezullimi pushimi ne tashme kemi filluar ta perkthejme serish njeri-tjetrin. Sepse heshtja zgjati me shume se sa lufta. Sepse heshtja zgjati me shume se sa ulerimat.
Dhe jane keto fondacione qe na kane ndihmuar qe te perkthejme e te komunikojme njeri me tjetrin qe ti degjojme zerat tane permes nje mediumi. shte momenti per te bere te kuptohet thenia qe nje djathe i mire lokal tradicional do arrinte njohjen boterisht. Dhe keto lloje antologjish jane nje moment i mire per te njohur njeri-tjetrin edhe kur njerezit jane vendosur mes kopertinave dhe mbulesave. Nuk ka rendesi sa te ndryshme jane gjuhet qe ne flasim ne kete rajon me te cilat ne krijojme sepse identiteti ne te vertete ka te beje me shume me te qenit identik. Nderkohe qe ne perpiqemi aq shume per te qene ndryshe. Ndoshta keto perkthime mund te ndihmojne per te gjetur identitetin tone te perbashket. Bie dakord me Heidegerin kur thote se gjuha eshte shtepia e qenies sone dhe njerezit te cilet shkruajne jane roje te kesaj shtepie te qenies sone.
Kam arritur te njoh poezine shqiptare permes nje antologjie ne anglisht serish ne perdorim gjuhet. Pikerisht per shkak barrieres per shkak te varreve ende te pambyllura neve na duhen urat. Po do te deshiroja qe urat ne nje moment te zhdukeshin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›