E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinosha Berishes Arkitekt i nje shqiptarie te re

Ministri i Arsimit te Malit te Zi Ferhat Dinosha vlereson ndihmen e cmuar te Shqiperise ne mbeshtetje te proceseve integruese edhe te Malit te Zi ku shqiptaret perbejne nje faktor relevant. Ai u prit dje ne Tirane nga Kryeministri Sali Berisha nga ku i percolli pershendetjet e Kryeministrit te Malit te Zi Milo Djukanovic si dhe pershendetjet e ngrohta te shqiptareve te Malit te Zi te cilet e cilesojne si arkitekt te nje shqiptarie te re. Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine per nivelin e shkelqyer te marredhenieve qe ekzistojne midis dy vendeve si dhe progresin nga ana etnokulturore me zhvillime pozitive brenda Kushtetutesse Malit te Zi dhe proceseve integruese. Kryeministri Berisha gjithashtu vleresoi lehtesirat qe ka krijuar infrastruktura ne shkembimet ekonomike dhe turistike midis dy vendeve dhe i beri te ditur se se shpejti perfundon ndertimi edhe i Ures se Bunes dhe se ne planet e qeverise eshte edhe ndertimi i rruges Shengjin - Ulqin. Kryeministri Berisha dhe z. Dinosha u shprehen edhe per intensifikimin e bashkepunimit ne fushen e arsimit mes dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›