Ministrat e rinj betohen para Topit

Dy ministrat e rinj te kabinetit Berisha jane betuar paraditen e djeshme para Presidentit te Republikes. Keshtu kreu i LSI-se dhe ish-ministri i Jashtem Ilir Meta do te kryeje zyrtarisht detyren e zv.Kryeministrit dhe ministrit te Ekonomise. Ai zevendesoi ne kete post Dritan Priftin. Nderkaq Edmond Haxhinasto ish-zv.minister i Transporteve eshte betuar para Presidentit per detyren e tij te re si minister i Jashtem. Ndryshimet ne kabinet u propozuan nga Kryesia e LSI-se te henen per tu aprovuar nga Kryeministri Berisha dhe per tu miratuar ne kohe rekord nga Presidenti dhe Parlamenti. Pak me heret ne ambientet e Ministrise se Jashtme u zhvillua ceremonia e nderrimit te ministrave ku zoti Ilir Meta i ka dorezuar detyren ministrit te ri te Jashtem Edmond Haxhinasto. Ministri i ri i Jashtem Edmond Haxhinasto pasi vleresoi punen e lavderueshme te stafit te ministrise ne proceset integruese te vendit theksoi se se bashku me stafin e tij do te realizoje me sukses objektivat. Ne do te jemi ne gjendje ti cojme perpara keto procese dhe do te vendosim nje rol te ri te diplomacise shqiptare ne bote - theksoi Haxhinasto duke u shprehur se eshte i bindur qe do te kete nje bashkepunim sa me korrekt nga ana e stafit te ministrise.Me pas te dy ministrat Meta dhe Haxhinasto u betuan para Presidentit te Republikes Bamir Topi.