E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi KQZ shtyn djegien e fleteve te votimit

Propozimi u hodh nga perfaqesuesi i Partise Demokratike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyn vendimin per djegien e fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Gjate mbledhjes se djeshme KQZ me 5 vota pro dhe 1 kunder ka shtyre per nje afat te pacaktuar kete venim. Propozimi per shtyrjen e vendimit per asgjesimin e fleteve u hodh nga perfaqesuesi i Partise Demokratike ne kete komision Njazi Kosovrasti me argumentin se duhet tu jepet edhe pak kohe forcave politike te perfundojne negociatat. Nderkohe qe kunder tij u shpreh kreu i KQZ-se Arben Ristani. Kosovrasti edhe pse kerkoi shtyrje te mbledhjes deklaroi qarte se akti i pergatitur nga KQZ-ja ishte teresisht ligjor. Nderkohe qe perfaqesuesi politik i opozites Genc Gjoncaj u shpreh kunder asgjesimit te fleteve te votimit pasi sipas tij ne kete menyre zhduken provat qe do te pengonin hetimin parlamentar te zgjedhjeve por edhe hetimin nga organi i akuzes. Ne debat me kreun e KQZ-se per kete ceshtje ai bojkotoi mbledhjen e komisionit.

Vendimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyn per nje afat te pacaktuar djegien e fleteve te votimit cka prej me se nje viti perben edhe mollen e sherrit mes demokrateve dhe socialisteve. Mbledhja e djeshme e KQZ-se ka nisur me propozimin e perfaqesuesit socialist Gjoncaj per te terhequr aktin normativ qe ishte ne rendin e dites. Sipas tij nuk mund te propozohet djegia e fleteve te votimit. Gjoncaj tha se PS ka ofruar pakete ligjore dhe politike duke ofruar zgjidhje perfundimtare te krizes dhe ky projektakt shkaterron cdo gje. Sipas tij asgjesimi dhe djegia e fleteve behet vetem per te zhdukur provat e manipulimit te zgjedhjeve te kaluara. Gjoncaj shtoi si argumente edhe ngritjen e komisionit hetimor apo deklaratat e nderkombetareve te cilat sipas tij detyrojne qe KQZ te mos ndermarre kete veprim. Ne mbeshtetje te deklarates se perfaqesuesit te PS-se u shprehen dhe anetaret e KQZ-se Artan Laze dhe Pandeli Varfi. Varfi deklaroi se prej 6 muajsh eshte ngritur nje komision hetimor per hetimin e zgjedhjeve dhe per pasoje materialet zgjedhore ku bejne pjese edhe fletet e votimit jane tashme ne administrim te ketij komisioni jo te KQZ-se prandaj KQZ nuk mund te vere ne zbatim nenin 178 te Kodit Zgjedhor. Ai propozoi madje qe ti dergohet nje leter Kuvendit ku ti paraqitet situata ne te cilen ndodhet KQZ se bashku me projektaktin e permiresuar dhe ti kerkohet atij te percaktohet se per sa kohe ka nevoje ne kuader te gjetjes se nje konsensusi politik. Deklarata e Varfit u kontestua ashper nga perfaqesuesi i demokrateve Njazi Kosovrasti. Ai pohoi se KQZ eshte teresisht ne te drejten e saj per te zbatuar Kodin Zgjedhor madje eshte e vonuar ne ndermarrjen e ketij hapi per sa kohe qe ne Kod thuhet arkivimi i materialeve zgjedhore dhe asgjesimi i fleteve te votimit behet pas daljes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve. Gjithsesi edhe pse ne kete situate Kosovrasti ne emer te Partise Demokratike propozoi shtyrjen e vendimit te KQZ-se me disa dite ai tha se qe prej 1 shtatorit kreu i deputeteve te PD-se Astrit Patozi i ka derguar nje leter kreut te deputeteve te PS-se Gramoz Ruci per te cilen nuk ka marre pergjigje. Per kete ai kerkoi ti lihet pak me shume kohe mundesise se nje marreveshjeje politike. Propozimi u mbeshtet nga 5 anetaret e KQZ-se perkatesisht Artan Laze Pandeli Varfi Klement Zguri Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj por jo nga kreu i komisionit. Arben Ristani fillimisht ka hedhur poshte akuzat per moskryerjen si duhet te punes nga ana e KQZ-se per zgjedhjet e kaluara ndersa shtoi se vleresimet e OSBE/ODIHR-it kane shprehur qarte te kunderten. Ai e konsideroi teresisht ligjor vendimin per te pastruar kutite e votimit si nje hap i pare per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme vendore. Nese nuk zbatohet ligji - deklaroi Ristani - do te kete dy pasoja te rende e para jane akuzat qe do te vijne nga KQZ-ja ne rast vendimesh jo te bazuara ne ligj dhe e dyta qe eshte dhe me e rende deshtimi i zgjedhjeve te ardhshme. Lidhur me argumentet se ka nje komision hetimor Ristani tha se ai nuk ka funksionuar po ashtu ai shtoi se nuk ka asnje proces te regjistruar ne prokurori cka do te bllokonte materialet zgjedhore per 2 vjet. Djegia e fleteve dhe kundrafleteve nuk eshte qellim as imi as juaji. E perseris ne jemi ne funksion te organizimit te zgjedhjeve qe eshte detyrimi yne. Jemi te detyruar qe vetem per shkak te procedurave ta bejme nje veprim te tille. Prandaj une jam kunder shtyrjes edhe pse pranoj se mund ta shtyjme duke pasur edhe pak kohe por do ule probabilitetin e garancise qe kemi per zgjedhjet - tha ai. Vendimi perfundimtar vendosi shtyrjen e mbledhjes pa afat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›