E Diel, 1 Nëntor 2026

Kutite PS dorezohet Ruci Do ti drejtohemi Venecias

Ne do te marrim persiper vete ti drejtohemi nje arbitri asnjanes

Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci njoftoi dje se PS do te marre persiper vete ti drejtohet Komisionit te Venecias per ceshtjen e fleteve te votimit. Gjate nje bashkebisedimi me gazetaret z. Ruci deklaroi Ne do te marrim persiper vete ti drejtohemi nje arbitri asnjanes sic eshte Komisioni i Venecias. Ne jemi grup parlamentar legjitim i ketij vendi Komisioni i Venecias eshte pjese e Keshillit te Evropes ku ne bejme pjese. Kerkesa jone do te jete e vleresueshme dhe e pranueshme nga ana e Komisionit te Venecias. Gjithashtu z. Ruci kerkoi qe edhe komisioni hetimor te ngrihet dhe materialet zgjedhore te jene objekt i hetimit te tij. Por menyra se si do te shkojne socialistet deri tek kjo rruge pra ajo e Komisionit te Venecias nuk u be shume e qarte nga kreu i grupit parlamentar socialist duke lene nje mundesi ate te Sekretarit te Pergjithshem te KE-se.

Gjithashtu Ruci i eshte pergjigjur edhe Kryeministrit Berisha ne lidhje me deklarimin qe beri ai nje nate me pare se pret pergjigjen e Partise Socialiste per propozimet e bera nga PD-ja. Pas letres se marre nga z. Patozi kam bere nje takim me te ku i kam dhene edhe pergjigjet e opozites ne lidhje me kete ceshtje. Gjithashtu dy dite me pas i kam percjelle nepermjet gazetareve propozimet tona. Pergjigja e PS-se ishte e qarte Meqe ju keni mendim te kundert me ne atehere le ti hapim rruge hetimit parlamentar me ato qe ju i quani materiale zgjedhore. Per sa i perket fleteve te votimit le ti drejtohemi Komisionit te Venecias - deklaroi z. Gramoz Ruci.

PS paralajmeron bojkotin e zgjedhjeve te ardhshme

Opozita paralajmeroi dje bojkotin e zgjedhjeve lokale te 2011-s ne rast se nuk i shkohet deri ne fund transparences se 28 qershorit te 2009-s. Pyetjeve te gazetareve se nese ka afat per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit Gramoz Ruci i eshte pergjigjur duke thene Nuk eshte PS pergjegjese per situaten aktuale. Ne i kemi perdorur te gjitha mjetet parlamentare dite pas dite muaj pas muaji keshtu qe ne nuk ndihemi fajtore per asgje. Por ajo qe eshte e sigurt eshte se nuk do te kete zgjedhje ne qofte se nuk behet transparenca e zgjedhjeve te kaluara. Ne mosberjen e transparences se zgjedhjeve apo me hapin tjeter te djegies se kutive te votimit mazhoranca aktuale nenshkruan kapitullimin e saj qe do te thote qe Kryeministri eshte hajduti i zgjedhjeve. Sali Berisha duhet te largohet si nje hajdut i pushtetit se i tille ka ardhur dhe nuk ka asnje garanci per zgjedhjet e ardhshme - tha Ruci. Gjithashtu ai u ndal edhe tek votimi i nje dite me pare ne Parlament te ligjit te pronave ku opozita e bojkotoi Kuvendin. Kreu i grupit socialist e quajti atentat ndaj votes se lire votimin e ligjit te pronave ne Parlament. Ne e konsiderojme momentin per te kaluar ne votim dekretin e Presidentit nje ngjarje teper te rende. Aty jane shkelur disa ligje kryesore te Kushtetutes. Keshtu neni 85 pika 2 thote se dekreti e humbet fuqine kur kunder tij votojne shumica e Parlamentit. Ne Parlament duheshin 71 vota por dekreti ka regjistruar vetem 68 vota. Ndersa shkelja e dyte eshte ndaj rregullores se Parlamentit ku neni 57 pika 4 thote qarte se ne fillimin e votimit nuk lejohen te behen diskutime dhe votimi vazhdoi e nuk u nderpre per asnje arsye. Drejtuesja nuk e nderpreu votimin madje ajo lejoi qe gjate kohes qe votoheshin ligje te tjera te beheshin diskutime shantazhe te kreut te qeverise ndaj deputeteve qe votonin kunder - u shpreh Ruci. Sipas kreut te grupit socialist votimi i dyte ishte ne kundershtim me rregullat e Parlamentit ashtu edhe me Kushtetuten. Kjo tregon se sipas tij PS-ja ka pasur gjithe kohen te drejte per kauzen e saj dhe nga ana tjeter mazhoranca ka probleme me voten e lire.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›