E Shtunë, 31 Tetor 2026

DioGuardi: Obama nuk i lë pas çështjet shqiptare

Prishtinë -Jemi me fat që presidenti Barack Obama e kupton investimin e bërë në Ballkan dhe po ashtu që kemi zotin Baiden si zëvendëspresident i cili e ka ndjekur çështjen shqiptare, është shprehur në një intervistë për "Zërin e Amerikës" ish- kongresmeni Joseph DioGuardi, tani kryetar i Lidhjes Civile Shqiptaro-Amerikane.

“Jemi me fat që presidenti Obama e kupton investimin e bërë në rajon dhe jemi me fat që kemi zotin Biden si zëvendës president i cili e ka ndjekur çështjen shqiptare. Vizita e tij në Kosovë ishte shumë simbolike dhe e rëndësishme. Mendoj gjithashtu se për sa kohë që zoti Biden do të jetë zëvendës president, zoti Obama nuk do t’i lërë pas dore çështjet e shqiptarëve”, ka thënë DioGuardi.

Për sa i përket angazhimeve të tij si njëri nga lobistët kryesorë të shqiptarëve në Washington, DioGuardi ka thënë se do të lobojë për “çështje të veçanta, siç janë problemet e tanishme në Preshevë, të burgosurit shqiptarë në Mal të Zi, si dhe problemet e shqiptarëve në Maqedoni”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›