Pacolli: Bashkërendim për njohjet e reja
Prishtinë - Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës t’i bashkërendisin veprimet në procesin e lobimit për njohjen e pavarësisë. Zëdhënësi i kësaj partie, Arbër Geci deklaroi të dielën se Pacolli po vazhdon edhe ma tutje fushatën e tij të lobimit për njohje të reja të Kosovës, duke zhvilluar takime të rëndësishme për të ofruar edhe më shumë mundësinë e njohjes së Kosovës në bllok nga disa vende.
Sipas komunikatës së AKR-së, bëhet e ditur se Pacolli ka kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe nga Ministria e Jashtme e Kosovës që të bashkërendisin veprimet në procesin e lobimit. Ai u ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse të Kosovës që të hartojnë një strategji të përbashkët të lobimit te disa vende që janë mundësi e mirë për të pasur njohje kolektive të shtetit të Kosovës. Ndërsa kjo parti njofton se deri me sot, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga Ministria e Jashtme për të dëshmuar gatishmërinë e tyre për të pranuar kontributin e kreut të AKR-së, duke mos përfillur as mundësinë për të pasur njohje kolektive.
Aleanca Kosova e Re, thekson se do të vazhdojë edhe më tutje fushatën lobuese duke i siguruar qytetarët e Kosovës se të gjitha njohjet e premtuara nga AKR do të zyrtarizohen shumë shpejtë. Sipas kësaj partie, Republika e El Salvadorit ka konfirmuar njohjen dhe pas përfundimit të procedurave do të vije edhe nota verbale e njohjes, si dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet edhe njohja nga Republika Dominikane. “AKR, përmes kryetarit të saj Pacolli në vazhdim të lobimit për njohje, po punon ngushtë me shtete të Afrikës Perëndimore dhe besojmë fuqishëm që falë vullnetit dhe përkushtimit të Kryetarit Pacolli në këtë obligim kombëtarë, Kosova do të ketë njohje të reja”, përfundon komunikata e kësaj partie. (telegrafi/start)