E Diel, 1 Nëntor 2026

Xavi mungon kundër Stuttgartit


Xavi Hernandez do të mungojë në ndeshjen kundër Stuttgartit për shkak të një lëndimi.

"El Mundo Deportivo" shkruan se Xavi ka lënduar muskulin e kofshës gjatë stërvitjeve të djeshme dhe nuk do të luajë në takimin e sotëm të Ligës së Kampionëve.

Dëmtimi ende nuk është zyrtarisht i pohuar, por llogaritet se mesfushori spanjoll do të qëndrojë jashtë fushe për rreth dy javë.

Ndeshja e parë në mes të Stuttgart dhe Barcelona përfundoi me barazim 1-1, dhe blaugranët janë favorit për ndeshjen e sotme në Camp Nou.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›