E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: çdo nxënës një kompjuter



Në një takim me Shoqatën Kombëtare të Informacionit për një Evropë Juglindore Elektronike, ministri i Shtetit Genc Pollo u shpreh se brenda këtij mandati qeveria shqiptare do të pajisë çdo nxënës me kompjuter të lidhur me internet si dhe çdo banor edhe i zonës më të largët mund të paguajë faturat e tij me anë të telefon.
Pollo vazhdoi më tej se zhvillimi teknologjik është me mjaft rëndësi për shoqërinë dhe për ekonominë dhe për këtë po diskutohet edhe për përmirësimin e kuadrit ligjor.
Iniciativa e Evropës Juglindore elektronike është zhvilluar në kuadrin e promovimi të një qeverisje më të mirë përmes teknologjisë së informacionit. Shqipëria është pjesë e këtij projekti rajonal që prej vitit 2002.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›