"Diploma e Bossi-t", Prokuroria nis hetimet, AK: Të dorëhiqet Tafaj, MASH: Po inspektojmë
TIRANE-Pas lajmit se djali i një politikani italian është diplomuar në mënyrë të dyshimtë në një universitet shqiptar, përfaqësues dhe mbështetës të Aleanca Kuq e Zi protestuan sot para Ministrisë së Arsimit.
Sipas AK, Ministria e Arsimit është kthyer në një vend krimi dhe se Myqerem Tafaj nuk e meriton postin që mban.
“Ne jemi sot këtu përpara Ministrisë së Arsimit për t’i dhënë shkarkimin e merituar Z.Myqerem Tafaj, nëse ai bën rezistencë ne do të nisim revoltat për dinjitet në të gjitha fakultetet e vendit deri në mosbindje studentore” – u shpreh kryetari i Aleancës Rinore KuqeZi Adriatik Lapaj.
“Ky sistem arsimor i ngritur i gjithi mbi korrupsion për 22 vjet i ka ndërlikuar jetën të rinjve shqiptarë, ndërsa sot për turpin e tyre na nxinë faqen duke fabrikuar diploma false” vijoi kryetari I Aleancës Rinore KuqeZi. “Nuk do të ndalemi deri kur Ministri i Arsmimit i kapur në flagrancë për paaftësi te shkarkohet, ne e shpallim këtë ministri vend krimi”, përfundoi Adriatik Lapaj.
Gazetat italiane publikuan dje se Renzo Bossi, djali i ish-kreut të Partisë Lidhja e Veriut (Lega Nord) në Itali, është diplomuar në Shqipëri brenda një viti. Hetimet e Prokurorisë së Napolit dhe Milanos kanë dalë në këtë përfundim pas diplomës 3-vjeçare të gjetur në kasafortën e personit që merrej me financat e partisë së Umbberto Bossi-it, Francesco Belsito. Mediat italiane raportuan se diploma e nivelit të parë është dhënë nga universiteti “Kristal” në kryeqytet dhe mban numër amze 482, ku Bossi Junior rezulton të jetë diplomuar në degën Administrim Biznesi. Sipas hetuesve italianë, diploma rezulton të jetë marrë brenda një viti dhe për këtë mjafton që të ballafaqohen datat e përfundimit të shkollës së mesme të djalit të ish-liderit të Lidhjes së Veriut dhe data e përfundimit të studimeve “Bachelor” në Shqipëri. Kështu, Renzo Bossi, sipas mediave italiane, ka përfunduar shkollën e mesme në moshën 21-vjeçare në vitin 2009, kurse certifikata e Fakultetit në Shqipëri, sipas “La Repubblica”, është dorëzuar në datën 8 tetor 2010.
Prokuroria nis hetimin për diplomën e Bossi-t
Prokuroria e Përgjithshme, me anë të një njoftimi zyrtar, bëri të ditur se ka nisur verifikimet e saj në lidhje me skandalin e marrjes së diplomës tre-vjeçare brenda një viti të djalit të Umberto Bossi-t, Renzo. Zyra e shtypit bëri të ditur se këtë verifikim do ta bëjnë në bashkëpunim me specialistë të Ministrisë së Arsimit.
Në faqen zyrtare të Universitetit "Kristal" një nga kërkesat për t'u pranuar është leja e qëndrimit që një student i huaj duhet të paraqesë para autoriteteve të këtij institucioni në mënyrë që të pranohet si student.
Por, duket se për Renzo Bossi-n nuk është respektuar kjo pikë pasi siç pohojnë edhe mediat italiane, që i dhanë sërish vend kryesor në lajmet e tyre këtij rasti, djali i Umberto Bossi-t nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri.
Mediat italiane i hynë më thellë anës politike të problemit në fjalë. Sipas tyre, Lega Nord ishte partia më ekstreme në 1990 ndaj zbarkimit të çdo jashtëm të shqiptarëve në brigjet italiane. Pikërisht këta shqiptarë u konsideruan prej krerëve të Legës si "shqiptarë m...".
Sipas gazetarëve, Lega gjithnjë i ka konsideruar shqiptarët si hajdutë, përdhunues, etj. Në ato vite, sloganet anti-shqiptare morën ngjyrime të forta tek italianët, deri në atë pikë sa fjala "shqiptarë" ishte bërë sinonimi i "kriminelit" dhe Shqipëria sinonim i "tokës së kriminelëve".
Por, duket që prej atëherë ka kaluar shumë kohë, plot 22 vite prandaj dhe vëmendja e Legës, tashmë është përqendruar kryesisht mbi rumunët, afrikano-veriorët dhe kundër islamikëve në përgjithësi. Vëmendja e Legës, sipas mediave italiane në një kohë krize, ka lënë jashtë Shqipërinë pasi në këtë vend është diplomuar dhe djali i ish-kreut të saj, prandaj nuk ka akuza ndaj tyre. Këto media, duke filluar nga ato kombëtaret e deri te lokalet, kanë vënë në dukje faktin që për këtë skandal nuk ka një qëndrim zyrtar të vetë kryeministrit shqiptar, i cili disa herë ka shpallur iniciativa për lënien hapësirë universiteteve private në vend e arsimimit të të rinjve.
Gjithsesi, ende nuk ka një deklarim pranë prokurorive të Milanos, Napolit dhe Cagliarit në lidhje me dëshmitë e vetë Bossi-t për diplomën e marrë në Shqipëri. Pas diplomës së djalit të Bossi-t, autoritetet hetimore italiane ngritën dyshimet e tyre për një diplomë tjetër, atë të ish-financierit të Lega Nordit, Francesco Belsito. Një prej diplomave të sekuestruara nga policia dhe që është marrë si provë materiale, ai e ka marrë në një shkollë private të quajtur "Frattamaggiore", në provincën e Napolit. Por, në kohën kur është marrë kjo diplomë, shkolla në fjalë kishte falimentuar.
Reagon MASH: Grup pune për inspektimin e rastit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës po kërkon informacion të hollësishëm nga Institucioni i Arsimit të Lartë “Kristal”, lidhur me lajmin e publikuar në media për diplomimin e qytetarit italian Renzo Bossi. Kjo ministri bëri të ditur se ka ngritur një grup pune për të inspektuar rastin në fjalë.
Një grup monitorimi i MASH dhe Agjencisë së Akreditimit të Arsimit të Lartë po vazhdon inspektimin në të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë privat, për zbatimin e ligjshmërisë dhe standardeve, sipas një kalendari të miratuar kohë më parë.
Dje pas publikimit të lajmit se djali i ish- liderit të Lega Nord në Itali, Umberto Bossi, ka një diplomë të një universiteti shqiptar, ka reaguar edhe universiteti "Kristal". Ky institucion deklaroi se Renzo Bossi ka qenë student konform ligjit.
(d.b/er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Itali, djali i Umberto Bossit i diplomuar në Shqipëri, dyshohet se diploma është blerë Diploma e Bossit, reagon Universiteti “Kristal” Renzi pret Ramën: Bossi dha 3 herë provim në Itali, mori diplomë në Shqipëri Rama: Diploma në një Universitet ku paguhet FOTO: Renzo Bossi, ja diploma që mori në Shqipëri