E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër zyrtarë të MPB-së, nën hetim për keqpërdorim detyre

PRISHTINE - Katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Gazeta Zëri ka siguruar një shkresë zyrtare, me të cilën Policia e Kosovës ka kërkuar nga ministria e Bajram Rexhepit që t'i japë informata të detajuara rreth udhëtimeve jashtë vendit të zyrtarëve të këtij dikasteri: Islam Caka, Dukagjin Dinaj, Drenusha Zeneli dhe Blerim Camaj - gjatë periudhës kohore 2010-2011.

Shkresa që i është drejtuar Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, që vepron në kuadër të MPB-së, me numër të referencës 06/03147/12, mban emrat dhe nënshkrimin e tre hetuesve të Departamentit Special Antikorrupsion: togerëve Besim Berisha e Shemsi Haziri dhe rreshterit Mehdi Krasniqi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›