Arrestimet e shqiptarëve, protestë në Luginën e Preshevës
PRESHEVE - Përfaqësues të institucioneve dhe politikës në Luginën e Preshevës kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste masive sot, në shenjë reagimi ndaj arrestimeve të tetë ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, një ditë më parë në Bujanovc.
Në një konferencë për mediat, përfaqësuesit institucional dhe politik të Luginës së Preshevës, e kanë dënuar aktin e ulët të Qeverisë së Serbisë. Sipas tyre, arrestimet kanë për qëllim krijimin e pasigurisë, panikut dhe zbrazjen e Luginës nga shqiptarët.
“Me aktakuza të trilluara, procese të montuara politike, fotografi e xhirime gjatë arrestimeve sikur të ishte spektakël, Serbia, pas spastrimit etnik në Medvegjë, tani po përpiqet që këtë ta bëjë edhe në Bujanovc.
Shaip Kamberi, Kryetar i Komunës në Bujanovc, ka thënë se arrestimet vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në këtë rajon, janë tërësisht të motivuara politikisht me tendencë të humbjes së shqiptarëve në Bujanovc dhe krijimit të një shumica artificiale për serbët.
Ndërkohë, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, kërkoi nga Shqipëria dhe Kosova përmbushjen kushtetuese të obligimeve që kanë ndaj shqiptarëve të këtushëm. Ndërkaq Jonuz Musliu, Kryetar i Kuvendit të Bujanocit dhe ish udhëheqës i krahut politik të UÇPMB-së, theksoi se qëllimi i arrestimeve është i qartë zbrazja e Luginës nga shqiptarët.
(er.nu/tg/BalkanWeb)