E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diploma false per ne Itali 3 persona te pandehur

18/10/2010Ne gjykate dosja e shtetasve Nazmi Meta Naim Gjoshi dhe Mariglen Nikaj

Te pandehurit kerkonin 1 mije euro per falsifikimin e diplomes

TIRANE- Tre persona nga Tirana qe kryenin falsifikimin e diplomave jane marre te pandehur nga njesia antikorrupsion e kryeqytetit duke u akuzuar se ne bashkepunim me njeri-tjetrin u merrnin qytetareve nga 1 milion leke te vjetra kundrejt dhenies se nje diplome false. Behet fjale per shtetasit Nazmi Meta Naim Gjoshi dhe Mariglen Nikaj te cilet per nje periudhe kohe prej gjashte muaj kane ndare dhjetera diploma false. Gjate hetimeve te kryera organi i akuzes ka mundur te faktoje vetem disa raste ku tre te pandehurit shperndanin diplomat false te fakulteteve ne Tirane deftesa te shkollave te mesme te kryeqytetit por edhe lejet e drejtimit te automjeteve Patenta. Aktualisht dosja penale me nr. 2069 eshte derguar per gjykim ne gjykaten e Tiranes dhe pritet qe gjate diteve ne vazhdim te vijoje procesi i gjykimit ndaj tre falsifikatoreve. Mesohet se tre te pandehurit bazen e tyre e kishin ne afersi te ambasades italiane pasi eshte dokumentuar se aty gjenin edhe pjesen me te madhe te klienteve te cilet ne pamundesi per te pasur dokumentacionin kryenin falsifikimin e tyre duke u larguar me pas jashte shtetit. Rastet qe Prokuroria ka provuar mesohet se i perkasin disa personave qe kane dashur te largohen ne Itali per te studiuar si dhe disa prej tyre per qellime te ndryshme. Ne momentin e arrestimit tre personave u eshte sekuestruar si prove materiale deftesa te plotesuara dhe te noterizuara leje drejtimi per persona te ndryshem liste notash e plotesuar si dhe disa dokumente te tjera. Nga hetimet dyshohet se i pandehuri Naim Gjoshi ishte personi kryesor qe arrinte te kryente falsifikimin e disa dokumenteve ndersa dy te tjeret kryenin rolin e sekserit duke gjetur persona te ndryshem qe interesoheshin per te shkuar ne Itali. Informacionet e para per aktivitetin e ketij grupi jane marre nga qytetaret qe skane mundur te largohen ne Itali duke humbur edhe shumat financiare qe u kane dhene tre te pandehurve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›