Kapet mall kontrabande me vlere 600 mije euro
18/10/2010Nga Gorica tek Medreseja
TIRANE- Antikrimi Ekonomik ne policine e Tiranes mundi te bllokonte dje disa mallra kontrabande me vlere 600 mije euro teksa ne pranga ra personi qe i sillte ato qe nga dogana e Gorices drejt tregut te Medresese. Zedhenesja e policise se Tiranes Alma Katragjini tha dje se ne vijim te disa operacioneve te suksesshme te realizuara nga Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane gjate dites se sotme strukturat e Hetimit te Krimit Kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar finalizuan operacionin policor te koduar Prespa. Gjate ketij operacioni u sekuestruan nje sere mallrash kontrabande veshmbathje ku u arrestua ne flagrance 1 shtetas nderkohe qe nje tjeter eshte shpallur ne kerkim tashme i identifikuar. Sipas Katragjinit u arrestua ne flagrance Vangjo Nicka 47 vjec lindur dhe banues ne Tirane. Ky shtetas ne bashkepunim me shtetas te tjere akuzohen per vepren penale te kontrabandes me mallrat e tjera si dhe tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabande vepra penale kjo qe parashikohen nga neni 174 dhe 178 te Kodit Penal. Fale nje hetimi 8-mujor i Seksionit Kunder Krimit Ekonomik Financiar i cili dispononte informacione se shtetasi i lartpermendur ne bashkepunim me shtetas te tjere kalonin permes doganes se Gorices dhe me pas transportonin mallra kontrabande nga qyteti i Korces per ne drejtim te kryeqytetit me destinacion tregun e Medresese rruga 5 Maji ne Tirane. Ne kuader te ketij operacioni u be e mundur bllokimi dhe sekuestrimi i nje sasie te konsiderueshme mallrash kontrabande qe kapin vleren e 600.000 euro. Sakaq keto mallra u kapen ne mjetin tip Mercedes Benz me targa KO8704 B i cili u sekuestrua ne cilesine e proves materiale.
Hetimet vazhdojne
Te tjere bejne kontrabande
Gjithashtu policia e Tiranes njoftoi se aktualisht vazhdon puna intensive per dokumentimin e veprimtarise kriminale te personave te tjere te perfshire ne kete kontrabande si dhe kapjen e nje personi ne kerkim i cili tashme eshte identifikuar. Materialet i kaluan Prokurorise se rrethit gjyqesor Tirane per hetime te metejshme. Hetimet vazhdojne per shkak se Antikrimi Ekonomik dyshon per persona te tjere qe kryejne thuajse te njejtin aktivitet ku nga dogana te ndryshme fusin mallra kontrabande duke korruptuar keshtu fillimisht doganieret e me pas mundesojne sjelljen e mallit per ne Tirane. Ne kete menyre perfitojne shuma te medha nga shitjet pasi nuk paguajne detyrimet ndaj shtetit.
Mallrat e sekuestruara
3500 cope xhupa per te rritur
1400 cope pantallona kadife per femije
1200 cope pantallona xhinse per femije
2000 cope pantallona xhinse per te rritur
4000 cope pantallona xhinse per femra
400 cope kostume per femije
470 cope bluza te ndryshme per femije