E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomacia Amerikane: Shtyrja e zgjedhjeve mundësi hipotetike, procesi i shpërndarjes së kartave inkurajues

Ambasadori amerikanë në Tiranë John Withers, ka hedhur poshtë dje mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve në Shqipëri, duke e konsideruara të si mundësi hipotetike, ndërsa ka vlerësuar si tepër inkurajues, procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit. 

Qëndrimin e tij ambasadori Withers e shprehu gjatë një konference shtypi me gazetarët, gjatë së cilës ai ftoi shtetasit shqiptarë të pajisen me kartat e identitetit, ndërsa edhe ju përcolli një mesazh zgjedhësve shqiptarë që, “të shfrytëzojnë këtë mundësi të madhe për t’u regjistruar dhe për të votuar. Zgjedhjet janë një moment i veçantë si për vendin, ashtu edhe për individët. Në momentin kur plotëson fletën e votimit dhe më pas e hedh në kutinë e votimit, njeriu më i fuqishëm në vend dhe njeriu më i përulur në vend janë të barabartë. Ata kanë të njëjtin ndikim dhe të njëjtin autoritet për t’i dhënë formë drejtimit të vendit dhe për t’i lëvizur gjërat drejt atij drejtimi që ata e mendojnë si më të mirin, për veten dhe vendin e tyre. Votimi nuk është thjesht një detyrë por një moment magjik. Unë dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të inkurajuar shqiptarët që të përfshihen dhe të angazhohen në këtë proces të jashtëzakonshëm”. 

Më pas, në përgjigje të interesimit të gazetarëve “se ka argumente të mjaftueshëm për të shtyrë datën e zgjedhjeve?”, ambasadori Withers e mohoi kategorikisht këtë “mundësi hipotetike”, sikurse e quajti ai, ndërsa bëri të ditur se për të vazhduar procesi sikurse është planifikuar, ka alternativa të tjera përpara, që duhet të gjenden e zgjidhen nga politika shqiptare.

“Preferenca ime është që në vend që të flas për mundësi hipotetike, të punoj shumë në mënyrë që ky proces, për të cilin është rënë dakord, të realizohet. Mendoj se kjo kërkon përpjekje të mëdha nga të gjitha palët e përfshira në proces, por edhe nga drejtuesit politikë në vend. Në pikëpamjen time, ne kemi ende përpara nesh mundësinë që gjërat të funksionojnë ashtu si janë planifikuar. Nëse do të ketë alternativa të tjera, këto duhet të zgjidhen midis drejtuesve politikë të vendit, duhet të jetë vendim i tyre”, sugjeroi ambasadori Withers. 

Duke komentuar më pas “shqetësimin e opozitës në lidhje me procesin e kartave të identitetit”, ambasadori amerikan la të kuptohet se ky proces nuk është vetëm shqetësim i opozitës, duke vlerësuar se gjithsesi ecuria e këtij procesi është inkurajues.

“E shoh inkurajues faktin që 1.2 milionë shqiptarë kanë aplikuar për kartat e identitetit. Po përdor shifra të përafërta sepse këto shifra, me të drejtë, ndryshojnë pothuajse çdo ditë; pra përafërsisht 1.2 milion, për aq kohë sa po flasim, ndërkohë që ne shpresojmë se ky numër do të rritet në ditët në vijim, madje do të rritet edhe me shpejtësi të madhe”, u shpreh ambasadori amerikan John Withers, ndërsa pas këtij “zhvillimi pozitiv”, ai evidentoi edhe disa probleme të këtij procesi që lidhen me prodhimin e kartave të identitetit dhe shpërndarja e tyre për persoant që kanë aplikuar, apo edhe mostërheqja e tyre nga personat që kanë aplikuar.

“Mendoj se përshtypja jonë e përgjithshme është që gjërat po funksionojnë por ka edhe disa probleme teknike në disa zona, sidomos në zonat rurale, të cilat duhen zgjidhur menjëherë”, vuri në dukje ambasadori Withers.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›