E Diel, 1 Nëntor 2026

Withers: Nuk kemi përgjegjësi dhe lidhje me rezultatet e raportit të EMA-s

Ambasadori Withers mohon autorësinë për raportin e ecurisë së procesit të shpërndarjes së kartave të identitetit

Ambasadori amerikan John Withers, ka mohuar dje autorësinë e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, lidhur me një raport mbi ecurinë e procesit të pajisjes me karta identiteti të shtetasve shqiptarë, të publikuar disa ditë më parë nga “Lëvizja Evropiane në Shqipëri” (“European Movement in Albania” - EMA)

I pyetur për kontestimin e këtij raporti nga qeveria shqiptare, si edhe për njohjen e tij me këtë raport, ambasadori Withers, konfirmoi se nuk kanë përgjegjësi dhe lidhje me rezultatet e këtij raporti.

“Për sa i përket OJQ-së dhe raportit që ata kanë publikuar, më lejoni të jem absolutisht i qartë. Si pjesë e përpjekjes sonë të vazhdueshme për të promovuar pluralizmin në Shqipëri, shkëmbimin e informacionit dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin demokratik, ne shpesh ofrojmë financime për aktivitete të ndryshme, që ndërmerren nga pjesëmarrës të ndryshëm në proces. Kjo bëhet thjesht për t’i dhënë mundësinë këtyre grupeve për të realizuar këto aktivitete. Ne nuk kemi përgjegjësi, madje as lidhje të mëtejshme me rezultatet që këto grupe mund të arrijnë në punën e tyre. Ndaj pyetjet që mund të keni në lidhje me rezultatet e këtij grupi apo çdo lloj grupi tjetër të kësaj natyre, duhet t’ia drejtoni atyre”, ishte përgjigja e ambasadorit Withers, ndaj interesimit të gazetarëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›