E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomacia Publike

Nga Dr. Jorgji KOTE

Filloi te njihej nga mesi i viteve 50, me "pioniere" diplomacine amerikane. Nder te paret qe e kane perkufizuar ate ishte dekani i Fakultetit te se Drejtes ne Universitetin e Tuftit, Edmund Gullion ne vitin 1965. Sipas tij, mjaft personaliteteve te tjera dhe nje grupi te posacem studimi kohe me pare ne SHBA diplomacia publike merret me nxitjen e interesit, informimin, mirekuptimin dhe komunikimin, sidomos me publikun e jashtem mbi politiken e jashtme te nje vendi. Ndryshe nga diplomacia zyrtare tradicionale, me te cilen merren vetem ose kryesisht aktoret dhe faktoret shteterore, diplomacia publike perfshin krahas tyre edhe organizma jo-qeveritare, shoqerine civile, median, shtypin, artin, kulturen, sportet, shoqata te ndryshme, think-tanket, etj.

Cilet jane 4 faktoret me kryesore qe kushtezuan, madje imponuan diplomacine publike, duke e bere ate tashme dimension te domosdoshem te diplomacise zyrtare?

a) Alergjia, kryesisht e masave te gjera te popullsise, e medias dhe opinionit publik nga te keqijat qe u erdhen historikisht nga diplomacia e fshehte dhe ajo tradicionale, te cilat u trajtuan pare. Kesisoj, u rrit mjaft trysnia qe publiku te informohet edhe per veprimtarine diplomatike, per tratativat dhe bisedimet e ndryshme, etj. Po ashtu, u forcua ndjeshem kontrolli demokratik parlamentar edhe mbi veprimtarine diplomatike.

b)Revolucioni i madh ne media, sidomos ai elektronike, teknologjine e informacionit, trysnia nga shoqeria civile. Aftesia e diplomacise zyrtare ne keto kushte ishte ndertimi i marredhenieve miqesore dhe te bashkepunimit me median dhe publikun, qe ajo te " histe" sa me mire produktet e veta. Ne vend te konkurrimit me median, tashme kerkohet bashkepunim me te, per te shfrytezuar sa me mire inputet e saj, duke ia nenshtruar natyrisht analizave profesioniste

c) Zgjerimi i ndjeshem i katalogut diplomatik, nga thjesht ndertimi apo shkaterrimi i marredhenieve, ne rend te dites dolen probleme te shumta, e te perbashketa per te gjitha vendet dhe organizmat nderkombetare. Kemi parasysh rendin, kriminalitetin, drogen, mbrojtjen e mjedisit, juridiksionin e gjykatave, deri dhe tek bujqesia. Tashme keto probleme nuk mund te konsideroheshin me, ceshtje vetem te nje vendi apo te nje grupimi nderkombetar por te se gjitheve dhe as te zgjidheshin vetem prej tyre, ca me teper me metodat e vjetra. Pa konsultime dhe pa ndergjegjesimin e ketyre grupeve te interesit, lobingu deri tek kultura, arti dhe sporti nuk mund te mendohej suksesi diplomatik, pse jo dhe politik, po te kemi parasysh sa e ndjeshme dhe komplekse eshte fusha e diplomacise.

c) Ne kushtet e globalizmit, zgjerimit te procesit te hapjes, doli ne plan te pare si objektiv perparesor i vendeve, forcimi dhe permiresimi i imazhit dhe krijimi i simpatise per to. Realizimi i ketij objektivi qe lidhet direkt me punen e sherbimit diplomatik nuk mund te realizohet vetem nga sherbimet diplomatike, sado te afta dhe te shumta te jene ato ne numer, pa pjesemarrjen aktive te aktoreve dhe faktoreve te siperpermendur. Studiuesi i mirenjohur i ceshtjeve diplomatike, Jan Melissen thekson se gjate 35 viteve te fundit ka pasur shume me teper ndryshime se gjate 350 viteve qe na ndajne nga Paqja e Westfalise.

Per t'iu pergjigjur ketyre nevojave dhe zhvillimeve te reja, ne dikasteret e diplomacise dhe perfaqesite e tyre jashte vendit, jane ngritur edhe strukturat perkatese. Departamenti Amerikan i Shtetit ka nje divizion te madh te diplomacise publike, te kryesuar prej nje nga Zv. Sekretareve te Shtetit, po keshtu NATO si dhe mjaft vende te tjera. Edhe ministria jone e Jashtme kohet e fundit e ngriti nivelin e ketij dimensioni ne rangun e Drejtorise se Pergjithshme te Imazhit dhe Diplomacise Publike. Gjithashtu, sherbimet diplomatike zyrtare kane ndryshuar e zgjeruar permbajtjen e punes se tyre, ku krijimi i imazhit pozitiv dhe simpatise per nje vend, renditen nder perparesite kryesore, ashtu sikurse dhe pjeset e tjera qe kane te bejne me kulturen, artet, letersine, kontaktet njerezore, etj. Nga ana tjeter, keto ndryshime cilesore jane nje sfide edhe per vete diplomatet e sotem. Krahas te tjerash, prej tyre kerkohet qe gjithnje brenda rregullave dhe etikes, te jene me te hapur, pa komplekse, me njohuri dhe kulture te larte, ndermjetesues dhe mbi te gjitha komunikues te zote ne te gjitha drejtimet. Aftesite e tyre komunikuese fillojne me pervetesimin e mire te pakten te nje gjuhe kryesore, mundesisht te anglishtes, por edhe te gjuheve te tjera, si hapi i pare per te pretenduar per sukses ne krijimin e imazhit dhe simpatise per nje vend te caktuar. Kjo pasi diplomateve u kerkohet gjithnje e me shume te shtojne kontaktet edhe me " diplomate" te tjere publike, me OJQ, think - tanke, gazetare, artiste, personalitete publike, etj. Ata sot shkojne jo vetem ne pritje diplomatike, por edhe ne koncerte, veprimtari kulturore, takime te ndryshme, ku madje edhe flasin, per vlerat e kultures sone, ne intervista ne gazeta, radio e televizione, e keshtu me radhe. Per kete qellim, shume vende dhe organizma nderkombetare kane krijuar mundesi te shumta nepermjet kurseve trajnuese. Diplomacia publike eshte diplomacia e te ardhmes. Ajo i ka dhene nje frymemarrje me te gjere dhe e ka bere shume me te kapshme edhe vete diplomacine tradicionale, duke e cliruar ate nga mjaft "vargoj" te se kaluares e duke e bere me njerezore. Por, per kete do te shkruhet me shume ne shkrimin vijues.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›