Mjeket e Vlores, peticion per sulmin ndaj Kocit
"Shteti te mbroje bluzat e bardha, tubim solidarizues"
Sulmi i dhunshem ndaj mjekut neurolog Kosta Koci ka sjelle edhe reagimin e menjehershem te kolegeve te tij me nje peticion sensibilizimi gjate dites se djeshme dhe me paralajmerimin e nje tubimi solidarizues para godines se spitalit diten e sotme. "Duke marre shkas nga ngjarja e djeshme, kur nje qytetar sulmoi dhe plagosi rende mjekun Kosta Koci, shprehim indinjaten e thelle te gjithe trupes mjekesore te spitalit rajonal te Vlores, anetar i se ciles ka qene dhe mjeku deri ne diten e daljes ne pension. Jemi te indinjuar per shkak se sjelljet e pahijshme deri ne raste te tilla kriminale, po shtohen dhe personeli mjekesor i stresuar, ndihet i pambrojtur dhe jo i qete per te kryer detyren e tij humane dhe fisnike per ruajtjen dhe mbrojtjen e shendetit te njerezve", thuhet ne deklaraten publike.
Duke iu referuar kultures qytetare ne bote, grupi i mjekeve vuri ne dukje sjelljet e paprecedent ne Shqiperi, dhunen verbale e fizike ndaj bluzave te bardha. "Shprehim edhe njehere indinjaten e thelle ndaj ketyre qendrime dhe i bejme thirrje gjithe opinionit publik per te denuar e shmangur keto sjellje te pahijshme qytetare, po ashtu gjithe insitucioneve shteterore ne varesi te funksionit dhe detyrave qe kane, te marrin te gjitha masat per te siguruar nje sherbim shendetesor normal, duke lejuar mjeket te kryejne me qetesi detyren fisnike", thuhej me tej ne peticion.
Perseritja e sulmeve fizike ndaj mjekeve ka vene ne alarm bluzat e bardha dhe dje eshte gjetur rasti qe personeli shendetesor i Vlores te kerkoje ndergjegjesimin e te gjithe kolegeve ne shkalle vendi per solidarizim. "Ne kete kuader, trupa mjekesore e spitalit rajonal te Vlores, ne date 2 tetor, (sot), ora 11:00 do te dale perpara spitalit per te sensibilizuar opinionin publik, per t'u bashkuar kunder ketyre akteve aspak qytetare dhe jo ligjore", perfundon peticioni.