Buxheti 2007, problem me investimet e huaja
Realizimi i te ardhurave nga pushteti vendor si dhe realizimi i investimeve me fondet e huaja jane dy problemet qe kane shoqeruar zbatimin e buxhetit 2007, sipas ministrit te Financave, Ridvan Bode. Ne raportin e tij ministri Bode deklaroi se, te ardhurat per 2007 jane realizuar ne masen 96 %. Mirepo, shifrat jane kundershtuar nga opozita. Deputeti socialist Arben Malaj, ish- minister i Financave ne kohen e qeverisjes socialiste, u shpreh kunder realizimit te buxhetit te 2007. Sipas Malajt ritmet e rritjes se te ardhurave gjate ketij viti jane ndaluar ne krahasim me 2006 dhe se nuk jane plotesuar objektivat e qeverise per 2007. Bode tha se nga pikepamja e rezultateve, buxheti i vitit 2007 konfirmoi nje stabilitet te qendrueshem makroekonomik te vendit ne kushtet e nje krize jo te vogel, qe perfshiu tregjet evropiane dhe ato boterore, nje krize e cila u perthye ne ekonomi me nje presion per te rritur nivelin e inflacionit dhe kjo ndodhi ne shume vende te tjera te rajonit, te Evropes dhe te botes si dhe me nje ngadalesim te rritjes ekonomike ne shkalle globale. Perballe ketyre fenomeneve te ekonomise boterore, ekonomia shqiptare konfirmoi nje vitalitet te brendshem te saj.