E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtia me BE bie, deficiti 250 milione euro

Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zuri 57.1 per qind ne muajin gusht nga me shume se 60 per qind qe ka qene ne muajt paraardhes. Sipas INSTAT karakteristike tjeter e tregtise se jashtme ne muajin gusht ka qene edhe renia e eksporteve ne raport me importet. Ne muajin gusht te vitit 2008 u eksportuan 7,7 miliarde leke mallra, me ulje 29.9 per qind ne krahasim me muajin korrik te 2008 dhe rritje me 18 per qind ne krahasim me muajin Gusht 2007. Nga ana tjeter u importuan 35,5 miliarde leke mallra me rritje 21.7 per qind ne krahasim me muajin gusht te 2007 dhe ulje 5.4 per qind ne krahasim me muajin korrik 2008. Deficiti tregtar i ketij muaji arriti ne 27,8 miliarde leke , duke shenuar nje rritje prej 4.8 per qind krahasuar me muajin paraardhes dhe nje rritje prej 22.8 per qind krahasuar me muajin respektiv te 2007. Disa nga partneret tane tregtare me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur, jane: per eksportin, Austri, Kine, Kroaci, SHBA, Turqi, etj, dhe per importin, Greqi, Kine,Kroaci, Maqedoni, Zvicer, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›