E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomacia dhe idete e te medhenjve te mendjes

Ne nje nga faqet e librit te tij Eskili ky humbes i madh Kadareja ka nje pasazh qe thote se ashtu si ne kete liber shkroi me dashuri per greket do deshironte qe ne te ardhmen te shkruante me te njejten dashuri nje ese edhe per popullin serb.

Kjo ese per serbet ende nuk ka ardhur dhe veshtire te vije sidomos pas plojes se viteve lsquo90 te shekullit te kaluar qe u mbyll me gjenocidin e Kosoves.

Veshtire te thuhet nese e ka ende ate dashuri qe ka pasur per greket por e sigurt eshte qe ne zemer nuk i kane hyre dashuri te reja. Dhe kete e tregon hapur ne esene e tij te fundit Mosmarreveshja.

Ta trajtosh ne disa radhe kete ese eshte e veshtire sidomos per nga tema qe elaboron por ne te kuptohet se duke i hequr pjeset letrare pa frike mund te quhet strategjia qe duhet te kete politika e jashtme shqiptare.

Se pari ne kete liber hidhet poshte miti i dashurise vellazerore midis Turqise dhe Shqiperise. Historia e ka treguar se te tille dashuri nuk ka pasur pasi pazaret midis Portes se Larte dhe elitave shqiptare nen sundimin otoman kane qene thjesht per interesa materiale te ketyre te fundit. Shqiperia e sotme u krijua si shtet ne bazen e se ciles ishte ideologjia kombetare e rilindesve me bosht te saj rezistencen kunder pushtimit turk nga Gjergj Kastriot Skenderbeu. Rreth kesaj historie u grumbulluan katoliket ortodokset dhe myslimanet e Shqiperise.

Secili prej ketyre besimeve gjente te Kastrioti dicka nga vetja dhe te gjithe se bashku kerkonin nje Shqiperi europiane. Ndaj edhe shtetet shqiptare qe erdhen me vone ku me hir e ku me pahir eshte dashur te ruajne kete orientim.

Te perpiqesh te mbash Turqine ose ta perdoresh ate si kunderpeshe ne pazaret diplomatike ballkanike eshte nje driteshkurtesi e njejte me ate te feudaleve ballkanas te shekullit te 14 qe per te lare hesapet me njeri-tjetrin perdornin mercenaret turq pa e vrare mendjen se brenda pak kohesh keta mercenare nuk do tju dilnin me nga shtepia dhe do ti kthenin ne raja qe te gjithe.

Sot si para 650 vjetesh dikush per interesa ekonomike dhe dikush per ato gjeostrategjike po tentojne te lidhin marreveshje bilaterale me Lindjen pa u konsultuar dhe bashkerenduar veprimet me aleatet e medhenj te Perendimit. Dhe kjo ndodh jo vetem ne marredheniet e ballkanasve me Turqine por edhe me Rusine. Korridoret rrugore gazsjellesit investimet strategjike e te tjera asete qe ne te ardhmen do te percaktojne politiken e jashtme te vendeve lilipute ballkanase iu jepen ne prioritet ose ne zoterim ketyre fuqive te Lindjes pa menduar per te ardhmen e afert.

Sot driteshkurtesia ballkanase ngjan e pandryshuar ne shekuj. Por kete here eshte edhe me bertitese pasi nese ne shekullin e 14-te fuqite e medha europiane ishin te zena ne lufte me njera-tjetren dhe nuk shikonin osmanet qe kishin ardhur ne portat e Vjenes sot ato jane te shqetesuara per ekspansionin lindor dhe duan te organizohen per ti vene fre. Dhe ketu del ne pah mizantropia ballkanase e cila mendon te beje uren lidhese ose ca me keq nje politike te pavarur duke harruar se nese do vije puna te zihen atllaret shqelmat do ti hane gomaret.

Ndaj ne kushtet kur vendet ballkanike nuk kane asnje aset tjeter ekonomik ose demografik per ti vene ne dispozicion ferkimeve te sotme dhe nje perplasje hipotetike te se nesermes e vetmja gje qe mund te ofrojne eshte te zgjedhin nje aleat dhe ti ofrojne atij besnikerine pa kusht ne menyre qe per kete te shperblehen ne tavolinen e pasneserme te negociatave.

Shqiperia Greqia Serbia e ca me pak Kosova jane shume te vegjel per te perdorur BE-ne ose Turqine a Rusine si monedhe shkembimi per allishverishe diplomatike. Nese duhet te bejne nje zgjedhje keto shtete eshte se kujt do tia ofrojne besnikerine dhe ne kete rast historia eshte nje keshilltar i mire.

Ne tre mije vjet Lindja nen flamujt e alaneve huneve sllaveve goteve vizigoteve magjareve bullgareve protobullgareve e se fundmi osmaneve kane mesyre Europen me shprese ta nenshtrojne por ose jane asimiluar nga ajo ose jane ndalur ne portat e saj. Fatet e kontinentit i kane zgjidhur anglezet gjermanet francezet e italianet dhe shekullin e fundit edhe me kontributin e amerikaneve si zgjatim i qyteterimit europian qe jane. Ndersa popuj qe kane perqafuar qyteterimin perendimor si greket polaket hungarezet serbet rumunet dhe shqiptaret e kane fituar perkatesine perendimore dhe pergezimin e tyre kur kane shfaqur besnikerine e pa kusht ndaj fuqive te medha dhe vlerave qe ato kane mbartur.

Njeqind vjet ne jeten e nje kombi jane shume pak por penalizon shume ne te ardhmen nese ne kete periudhe ben zgjedhjen e gabuar. Aktualisht ne kushtet e krizes energjetike Rusia dhe gazi e nafta e saj duken shpetimtare per ekonomite europiane ne kushtet e plakjes se popullsise Turqia dhe popullsia e saj e re duken si nje fabrike me krah pune te lire qe Zoti jua ka vendosur te porta europianeve. Por te gjitha keto me daljen e energjive alternative ose zhvillimin e teknologjive prodhuese do te humbasin rendesine e tyre per ekonomite europianoperendimore. Ndaj per kombe te vegjel benefici i tyre nga politika nderkombetare vlen ne proporcion te drejte me ate se sa jane te perkushtuar ndaj nje aleance ndersa shembulli serb se kur nje komb ballkanas tentoi te luante si nje lojtar i barabarte me Perendimin duke perdorur aleancen e tij me Rusine tregoi se ku te katandis mendja e madhe. Nga kombi beniamin i Perendimit ne Ballkan u kthye ne macen e zeze qe te gjithe i binin me shkop deri sa ia treten te gjithe dhjamin qe e kishte vene po per hater te perendimoreve perpara 100 vjetesh.

Duke u kthyer ne shqetesimin e Kadarese kuptohet se shqiptaret gjithmone kane dale te humbur kur kane tentuar te bejne pazare me bashkegadishullasit ose lindoret ndersa besnikeria e pa kusht ndaj Perendimit ndaj vlerave qe Perendimi perfaqeson si ne rastin e Skenderbeut ne planin afatgjate na shperbleu.

Po ashtu nuk eshte veshtire te kuptohet nga kjo veper se pazaret dhe cic-micet me fqinjet nuk na kane dhene ndonje perfitim perkundrazi kemi dale te humbur. Te medhenjte duken te tille kur je i ulur ne gjunje ndaj coju dhe do ta shohesh se nuk jane aspak te tille shkruan Prudoni. Ndaj fqinjet tane duhen perfillur per ate qe jane dhe jo per ate qe perpiqen te duken ose ta shesin veten.

Politika e jashtme eshte vetem njera nga segmentet qe trajton kjo ese. Ashtu si cdo veper qe ka vlere ngjall thenie dhe kunderthenie. Nje nga ato qe mund te thuhet eshte se ka vetem nje dashuri qe e plazmon Ajo per shqiptaret. Ndersa te tjeret shpesh i trajton me ftohtesi por jo me perbuzje dhe shovinizem. Eumlshte e lehte te kuptosh nga radhet se ajo qe do te thote Kadare eshte se shqiptaret kane aleate dhe miq te tyre strategjike Perendimin perfshire ketu edhe Shtetet e Bashkuara ndersa ballkanasit dhe lindoret jane vetem gure shahu te skakieres boterore por jo ata ku mund te mbeshtetemi e qe duhet te aspirojme. Mund te quhet pa frike nje manual per politiken e jashtme te shqiptareve e cila shpesh eshte e corientuar e nese ndokujt i duket i pavend ky mendim mjafton te kujtojme se boshtet dhe drejtimet strategjike te kombeve gjithmone pervijohen dhe plazmohen nga shkrimtaret dhe jo nga aparatciket. Keta te fundit shume-shume duhet te gjejne taktikat dhe te vene zbatim te perditshem idete e te medhenjve te mendjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›