E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet parashkollore 3 ore mesimi ne dite

Vezhgim Kopshtet zbatojne udhezimin e Ministrise se Arsimit nga 30 femije per grup

Edukatoret jane ato te cilat i kushtojne cdo dite nje pjese te madhe te kohes formimit te femijeve qe i perkasin moshes 0-5 vjec. Kopshtet ne kryeqytet duhet te ishin te mbipopulluara per shkak te kerkesave te shumta prane ketyre institucioneve. Megjithate kriteri i percaktuar qartazi nga Ministria e Arsimit mbi numrin e femijeve qe duhet te formoje nje grup i caktuar respektohet ne menyre rigoroze. Te pakten keshtu pohojne drejtoreshat dhe edukatoret e dy kopshteve me te njohura ne Tirane.

Numri i femijeve ne nje grup arrin maksimumi ne 30 dhe minimumi ne 22. Ka pasur edhe nga ato raste kur per shkak te fluksit te kerkesave mund te rrisnim numrin e femije per grup por i gjithe stafi ka rene dakord qe perparesi ti jepet cilesise se zhvillimit dhe edukimit te femijeve - tha Rozana Vrioni drejtoreshe.

Ajo pohoi se rendesia qe i kushtohet oreve te posacme qe ndikojne ne formimin e tyre jane tejet te rendesishme si per femijet edhe per prinderit te cilet paguajne per tu siguruar femijeve te tyre komoditet maksimal. Programet mesimore qe pergatisin edukatoret per femijet e moshes 3-5 vjec jane te planifikuara me shume kujdes ne menyre qe ecuria e zhvillimit dhe formimit te tyre te jete gjithnje ne rritje. Vizatim pune me dore lojera apo bashkebisedime te ndryshme jane disa prej mesimeve qe marrin per cdo dite femijet kryeqytetas. Ndryshe nga temat qe perzgjedhin edukatoret per ti mesuar femijeve ne kryeqytet ne Britani qeveria ka vendosur qe edukata seksuale te jete pjese e mesimit edhe per femijet 5- vjecar. Femijet duhet detyrimisht te ndjekin edhe kurset mbi efektet e droges HIV-it shtatzenise dhe marredhenieve sentimentale madje dhe homoseksuale - shkruan Daily Telegraph. Nje keshille e eksperteve Nje praktike e tille do te ishte mire te aplikohej edhe ne kopshtet shqiptare me qellim krijimin e nje kulture qe per fat te keq mungon qe ne vegjeli deri ne adoleshence.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›