Wikileaks sekretet e nje organizate sekrete
Themeluesi i organizates udheton me emer te rreme lyen floket perdor vetem para kesh ndryshon vazhdimisht numrat e telefonit dhe aparatet telefonike. Ja jeta prej James Bond e australianit 39-vjecar
Disa e konsiderojne aq te pakapshem sa vete Osama Bin Laden madje jo vetem per fatin se nuk gjendet por edhe per ate te rrezikshmerise. Ka qene vete Sarah Palin ish-kandidatja per zevendespresidente e Shteteve te Bashkuara ajo qe ka bere nje deklarate te tille per shefin e Wikileaks Julian Assange. Ka nga ata qe kerkojne denim me vdekje per te madje qe e quajne kete rrjedhje te informacionit si terrorizem. Por kush qendron ne te vertete pas Wikileaks Cila eshte ajo force qe nxjerr perfitime nga ky kataklizem i shkaktuar nga rrjedhja dhe publikimi i materialeve diplomatike te fshehta te Departamentit te Shtetit Ne cfare menyre funksionon universi paralel i kesaj bote virtuale dhe te ngerthyer nga kodet ne krye te se ciles eshte 39-vjecari Julian Assange Si ka mundesi qe nje person nese nuk ka pas vetes mbeshtetes te fuqishem te arrije qe te fshihet neper planet dhe te ktheje mbrapsht te gjitha sulmet e fuqishme qe hakersat i kane bere sajtit te tij Ky eshte te pakten deri me tani australiani me floke te bardhe qe eshte duke zene nje vend shume te madh ne panteonin e me te medhenjve te internetit ne planet.
Si edhe vete Bill Gates apo Larry Page e Mark Zuckerberg te Google edhe Julian Assange eshte nje novator revolucionar i cili ka perdorur teknologji krejtesisht te reja per te shkaktuar te gjitha tallazet e deritanishme te sajtit te tij. Edhe vete ata ish-bashkepunetore qe kane vendosur ta braktisin ne nje moment te caktuar e konsiderojne nje gjeni te informatikes. Po cfare eshte vete Assange Nje njeri qe do te vendose drejtesine apo nje kriminel Nje engjell apo djall Daniel Ellsberg njeriu qe ne vitin 1971 publikoi ne gazeten New York Times genjeshtrat e shtetit amerikan ne lidhje me luften ne Vietnam ose sic quhen dhe njihen ndryshe The Pentagon papers e konsideron Assange heroin e kohes sone. Kam pritur 40 vjet me radhe per te pare dike qe te shperbente sekretet shteterore ne menyre te tille sa per te ndryshuar rrjedhen e historise ka deklaruar gazetari i famshem. Nderkohe nese do te degjosh deklaratat e ish-bashkepunetoreve te Assange mund te perftohet nje tjeter profil per te i paqarte i papergjegjshem dhe manipulator.
Ai u pergjigjet e-mail-eve dhe intervistave nga kushtet e nje fshehtesie te plote qe rrethon vendndodhjen e tij te perhershme. Dhe nga keto rrethana ai i sfidon kundershtaret e vet. Ajo qe kemi bere deri me tani eshte vetem nje pjesez shume e vogel e misionit tone. Ndersa Hilari Clinton-it qe e ka akuzuar se me publikimet e tij ka vene ne rrezik jetet e njerezve i eshte pergjigjur Qe prej 50 vitesh kjo eshte alibia e perdorur nga cdo qeveri amerikane per te ndaluar informimin e opinionit publik ne lidhje me te verteten. Por kuraja eshte nje semundje ngjitese dhe sa me shume te shfaqim te verteten aq me shume do te kemi edhe te verteta te tjera qe do te duan te shohin driten e diellit.
Ai vete ben jeten e nje James Bond-i por kete here te James Bond kunder informacionit jo te kunderspiunazhit. Udheton me emer te rreme eviton sa te jete e mundur hotelet lyen floket per te mos u dalluar ndryshon ne menyre te vazhdueshme numrin dhe aparatin e telefonit dhe u kerkon edhe bashkepunetoreve te tij qe te bejne te njejten gje. Paguan vetem me para ne dore sepse kartat e kreditit lene gjurme. E megjithate fillimi i kesaj historie eshte shume i ndryshem dhe kjo perkon edhe me fillimin e vete Wikileaks. Me emrin e pagezimit Wikileaks quhet organizem nderkombetar informacioni non-profit dhe ne kete menyre vetepercaktohet si nje lsquosistem kunder censures qe gjeneron rrjedhje masive te dokumenteve te rezervuara pa tradhtuar burimin. Nder rregullat me te rendesishme jane pranimi vetem i materialeve sekrete dhe dokumenteve qe duhet te kene rendesi politike diplomatike historike etike e te tjere. Nje vit pas lancimit te ketij sajti ne Wikileaks kishte rreth 1 milion dokumente. Assange nuk shfaqet menjehere si shefi i kesaj organizate. Ne fillim te saj kjo organizate pershkruhej si nje kolektiv ne brendi te te cilit ndodheshin disidente te njohur kineze si Xiao Qiang Wang Youcaie apo Wang DAN gazetare qe kishin qene dhe ishin kunder diktatures matematikane eksperte informatike qe bashkepunonin nga Shtetet e Bashkuara Europa Australia Tajvani Afrika e Jugut. Komponenti kinez ne berthamen e organizates eshte shume i rendesishem. Keta disidente jane mesuar qe te shpojne nje mur shume te madh murin e zjarrit pra censuren mediatike dhe ideologjike te Kines Popullore. Prania e tyre eshte edhe ne thelbin e dyshimeve helmatisese sipas shume gjasave te pabaza te infiltrimit te sherbimeve sekrete kineze ne Wikileaks. Ne vitet e para te betejes ajo pati kryesisht si objektiv te saj regjimet autoritare gjenocidet shtypjen e lirise se fjales. Ne vitin 2008 Wikileaks mori edhe nje vleresim nga Amnesty International per publikimet e bera ne lidhje me ekzekutimet pa gjyq te policise ne Kenia. Revista The Economist i jep cmimin New Media Award. Gjithcka per kete organizate ndryshoi pas prillit te ketij viti kur Wikileaks publikoi nje video te nje masakre te bere nga ushtaret amerikane ndaj civileve irakiane. Me pas ne korrik u publikuan dosjet sekrete te Afganistanit nje teresi prej 76 900 dokumentesh. Keto dosje u pasuan nga 400 000 dokumente te tjera komunikime konfidenciale ne lidhje me konfliktin ne Irak. Per te mberritur te publikimi i trete shume i rendesishem i ketij viti ai i materialeve diplomatike qe deri me tani duke filluar nga e diela qe shkoi ka nxjerre ne drite te diellit 250 mije materiale sekrete e konfidenciale te Departamentit te Shtetit dhe te ambasadave amerikane ne bote. Keshtu Amerika e Barak Obames shnderrohet ne shenjestren numer nje te Wikileaks dhe ne keto momente shfaqet si lider australiani Assange me te shkuaren e tij si pirat informatike. Ky moment shkaktoi disa reagime nga mbeshtetesit e deriatehershem te Wikileaks. Keshtu agjencia Associated Press Los Angelos Times Federata e Botuesve Amerikane qe e kishin financuar sajtin deri ne ato momente nisen qe te mundohen per ta ribere kete gje edhe ne te ardhmen. Amnesty International dhe Gazetaret pa kufij e kritikojne Assange me te njejtin argument te Hillari Clinton-it pra per venie te jeteve te njerezve ne rrezik. Por pas largimit te mbeshtetesve te medhenj Assange mbeshtetet te nje pjese shume e madhe simpatizantesh te sajtit te tij te cilet e mbeshtetin me makro ose mikropagesa dhe nga e gjithe bota permes perdorimit te sistemit Paypal. Por me shqetesueset kane qene tradhtite nga disa shoke dhe bashkepunetore te afert te Assange. Terheqja me e madhe ka ardhur pas akuzave dhe fletes se arrestit nderkombetar per perdhunim. Nderkohe vete Assange ka deklaruar se marredheniet kane qene me vullnetin e plote te personave qe sot e akuzojne. Rreth nje duzine vullnetaresh te Wikileaks me sakte te berthames fillestare te kesaj organizate jane larguar tashme. Njeri prej tyre 25-vjecari islandez Herbert Snorranson thote per Asaange Atij i ka ikur truri. Ndersa Brigita Jonssondotir nje parlamentare islandeze qe ka qene edhe ajo nder aktivistet themeluese te organizates e akuzon Assange se ai ka vendosur gjithcka me koken e tij edhe ne lidhje me sekretet ushtarake amerikane. Ndersa te tjere anonime e akuzojne se eshte bere megaloman dhe diktatorial.
Por ata qe jane me besniket e tij nuk e kane braktisur dhe do ta vazhdojne edhe me tej ate qe sapo kane nisur. Behet fjale per 40 vullnetare dhe 800 ndihmes te jashtem. Nje mrekulli ekonomike per nje organizate qe mbijeton me nje buxhet prej vetem 200 mije eurosh ne vit. Wikileaks nuk ka nje seli te veten te stabilizuar dhe spostohet e zhvendoset ne menyre te vazhdueshme neper te ashtuquajturat vende me hapesira juridike pra vende qe kane ligje me te tolerueshme per sa i takon lirise se te shprehurit. Ne fakt behet fjale per nje mrekulli teknologjike. Autoritetet britanike pas publikimit te materialeve te fundit kane pyetur se si ka mundesi qe Pentagoni me gjithe fuqine e tij elektronike dhe teknologjike nuk ia ka dale qe te erresoje pergjithmone Wikileaks Pergjigjen mund ta gjesh vetem ne gjenialitetin e Assange. Ne ikje te vazhdueshme dhe te panderprere nga Australia ne Zvicer nga Berlini ne Londer ndoshta ne kerkim per te marre strehim politik ne Zvicer Assange ne menyre te vazhdueshme ndryshon edhe vendndodhjen e serverave te tij. Nder te tjera ka edhe nje arme sekrete ate te cilen ai e cileson garanci per jeten shume dokumente te rezervuara jane shkarkuar nderkohe permes Twitter ne forme te koduar ne kompjuteret e dhjetera ose ndoshta qindra simpatizanteve. Nese do te me ndodhe ndonje gje mua kercenon Assange apo sajtit qendror te Wikileaks ne menyre automatike aktivizohet shperndarja e fjalekalimeve dhe zberthimit te kodeve te ketyre materialeve Te jete blof apo e vertete Gjithcka qe ka te beje me Assange eshte e perfshire nga nje vel misteri. Me dy kuptime jane edhe perdorimet politike qe u jane bere ketyre materialeve. E djathta amerikane i cileson keto levizje si terroriste e megjithate i perdor per te akuzuar administraten e Obames qe eshte pergjegjese per nje gje te tille. Edhe mediat e kane mesuar tashme dhe e dine se Assange eshte i paparashikueshem. Keshtu New York Times eshte vene ne karantine sepse nuk pranoi qe tu bindej te gjitha diktateve te Wikileaks. Ndersa CNN dhe Wall Street Journal nuk jane informuar fare per dosjet sekrete. Por veprimet e Wikileaks kane bere qe Amerika te rishohe edhe njehere sigurine e sistemit te komunikimit dhe sipas specialisteve fytyra e re e censures moderne do te tentoje qe te pengoje daljen e informacioneve te rezervuara.