Goditi me koke anesorin Bici ia hedh vetem me dy jave pezullim
Pas humbjes se kontestuar ne Durres ne javen e 13 te kampionatit polemikave kartoneve dhe akuzave Skenderbeu mund te cilesohet i kenaqur me vendimet e djeshme te Komisionit te Disiplines. Trajneri Shkelqim Muca i cili ka akuzuar publikisht gjyqtarin Lorenc Jemini se ka ndikuar ne rezultatin final te sfides i mbeshtetur me pas nga klubi nepermjet nje qendrimi zyrtar duke folur edhe per sjellje arrogante ka shpetuar vetem me nje paralajmerim. Trajneri i Skenderbeut Shkelqim Muca paralajmerohet me pezullim per dy ndeshje dhe 100 mije leke gjobe ne rast se perseriten protestat e ashpra ndaj zyrtarit te ndeshjes citohej ne vendimin e Disiplinorit. Denim minimal ka marre edhe mbrojtesi Ditmar Bici qe ne minuten e 55-te te ndeshjes se luajtur ne stadiumin Niko Dovana ka goditur me koke vijerojtesin Doda. Gjithcka ka ndodhur pas nje proteste te korcareve per anulimin e golit te Brkic per pozicion jashte loje ne periudhen kur Teuta kryesonte 1-0. Lojtari i Skenderbeut Ditmar Bici per sjellje josportive ndaj zyrtarit te ndeshjes denohet me dy ndeshje pezullim ndersa gjobitet me 100 mije leke te reja. Per te dalluar ndeshkimin e dhene me kursim nuk eshte e nevojshme te shfletosh vendimet e meparshme pasi per nje rast te njejte lojtari i Olimpikut Gezim Male eshte pezulluar per 12 muaj nga aktiviteti sepse ka goditur me berryl zyrtarin e ndeshjes. Nga Kategoria Superiore edhe Dinamo ka humbur per dy ndeshje Marko Putincianin per ofendim te zyrtarit te ndeshjes ndersa as per te nuk eshte kursyer gjoba prej 100 mije lekesh.