Diplomacia kosovare bilanci i vitit 2010

Viti 2010 do të njihet si periudhë e sfidave të mëdha për diplomacinë kosovare. Kështu tha zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Vlora Çitaku, gjatë një konference të fundvitit, duke shtuar se përveç sulmeve nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, ka pasur edhe suksese si përmbyllja e procesit gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të vendit si dhe miratimi i rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Sfidë kryesore vazhdon të jetë fuqizimi i subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Ne nuk jemi të kënaqur me dinamiken e njohjeve dhe thënë të drejtën, kjo dinamikë nuk është në proporcion me angazhimet që bënë MPJ si dhe me koordinimin e fuqishëm që kemi me partnerët tanë ndërkombëtar”, tha Vlora Çitaku, Zëvendësministre e Punëve të Jashtme.
Ndërkohë, raportin e hartuar nga raportuesi zviceran në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, Çitaku e ka quajtur si një goditje të madhe që i është dhënë diplomacisë dhe imazhit të Kosovës.
“Një gjë është e qartë se efektet këtij raporti mund të jenë vetëm negative dhe asesi pozitive dhe për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne si diplomaci të bashkërendohemi me Shqipërinë dhe me vendet tjera mike që këtë raport ta dekonstruktojmë në tërësi në pikën e saj më të dobët dhe ajo është mungesa e fakteve”, tha Citaku.
Numri dy i diplomacisë së Kosovës, ka pranuar se ky raport do të ndikoj negativisht në shtimin e njohjeve për Kosovën me theks të veçantë te 5 shtetet anëtare të BE-së të cilat ende hezitojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Ndërkohë, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të 2008-ës e deri më tani, Kosova është pranuar nga 72 shtete anëtare të OKB-së.
Shkëlzen Osmani