Raporti, 580 mashtruesa kinezë nëpër botë
Pothuajse 600 persona të përshirë në krime financiare si mashtrimi janë larguar nga Kina për t`u fshehur në vende të tjera, informoi një zyrtar i lartë në Pekin.
Lajmi u raportua gjatë orëve të drekës nga “Associated Press”, e cila theksoi se rritja marramëndëse ekonomike e Kinës, ka rritur në mënyrë dramatike dhe numrin e krimeve financiare.
Të paktën 580 persona, të akuzuar me riciklim parash, dhënie huaje ilegale apo mashtim janë fshehur në vende të tjera, ku mund të jenë duke kryer përsëri të njëjtat aktivitete.