Berisha ben bilancin e vitit 2010 Heqja e vizave suksesi i vitit

Pak orë pas rrëzimit të komisionit hetimor për zgjedhjet në Parlament, kryeministri Berisha deklarohet i vendosur për dialog me opozitën, por pa shkelur kushtetutën dhe ligjet e vendit. Gjatë fjalës së tij në takimin tradicional me gazetarë e drejtues të mediave ku ka bërë bilancin e qeveisjes për vitin 2010, Berisha tha se përpjekjet për gjetjen e kompromisit do të vijojnë. Heqien e vizave shefi i qeverisë e ka cilësuar si arritjen më të madhe të këtij viti, ndërkohë që ka akuzuar opozitën se u përpoq të bllokonte me cdo kusht lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
"Qeveria mbajti të hapur në mënyrë konstante dyert e saj të dialogut me opozitën. Të gatshëm për cdo kompromis, po absolutisht jo me votën tuaj. Nuk ka asgjë më të paqytetëruar, nuk ka asgjë më anakronike se të kërkosh hetim pa fakte, nuk ka asgjë më të paburëri se sa të zëvendësosh fjalën hetim me fjalën kontroll. Opozita nuk e do komisionin, absolutisht zoti Rama nuk e do komisionin", deklaroi kryeministri Berisha.
Jul Kasapi