Rruga Vermice-Merdare arritje e 2010

Nisja e punimeve në Autostradën Vërmicë-Merdare , segment I rrugës së kombit, konsideorhet si një nga arritjet më të mëdha për vitin 2010 nga ministry I Transporteve, Fatmir Limaj. Duke bërë bilancin e vitit, Limaj ka përmendur si arritje edhe dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe përfundimin e projektit ideor për ndërtimin e autostradës, Prishtinë-Hani i Elezit që lidh Kosovën me Maqedoninë.
“Simbol i të gjitha të arriturave jo vetëm i Ministrisë së Transportit por edhe Qeverisë së Kosovës, është fillimi i ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare... MTPT në bashkëpunim edhe me ministritë tjera ka arritur që për herë të parë në Kosovë të nxjerrë kontratën e koncesionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’”, tha Fatmir Limaj, Ministër i Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit.
Ndërsa, Limaj ka mohuar te ketë qenë i ndikuar nga hetimet që i janë bërë atij dhe ministrisë me të cilën drejton për korrupsion dhe keqpërdorime nga misioni i EULEX-it. “Çështja e hetimeve normalisht që ka penguar dhe ne nuk mund ti ikim këtij fakti, mirëpo unë i falënderoj që të gjithë njerëzit në ministri kanë qenë të fokusuar në punë dhe e kanë ditur saktë se çfarë ka ndodhur", tha Limaj.
Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, vetëm për vitin 2010 ka pasur në dispozicion një buxhet prej rreth dyqind e shtat milion euro, gjysma e së cilës është shfrytëzuar për të financuar autostradën Vërmicë-Merdare, që lidhë Kosovën me Shqipërinë.
Shkëlzen Osmani