Shtesa, vellai vret vellane me kallashnikov
Rrogozhine- Konflikti per nje shtese banese ka qene shkaku qe vellai ka vrare vellane me “Kallashnikov”. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Rrogozhine, ku Dashnor Proshka, 39-vjec ka ekzekutuar me 6 plumba te vellane e tij Pellumbin, 34-vjec per nje shtese shtepie, qe i arrinte prane ballkonit te tij. Burimet nga policia kane bere me dije se, ne momentin e konfliktit i dyshuari si autor ka qene ne gjendje te dehur. Ai u arrestua ne flagrance, ndersa akuzohet per vepren penale te “vrasjes me dashje”.
Ngjarja
Prej disa ditesh dy vellezerit Dashnor dhe Pellumb Proshka kane pasur debate mes tyre per nje shtese shtepie. Diten e djeshme rreth ores 11:30 dy vellezerit qe banonin ne te njejtin oborr jane konfliktuar serish me njeri-tjetrin. Sipas burimeve nga Dashnor Proshka, 39-vjec ka qene ne gjendje te dehur, ka kundershtuar te vellane e tij duke i thene qe te mos niste ndertimin. Por, reagimi ka ardhur nga Pellumb Proshka, 34-vjec i cili e ka shpjeguar qe do te vazhdonte punen. Kaq eshte dashur kur Dashnor Proshka ka reaguar duke i thene “ta tregoj une”. Ai ka shkuar menjehere ne banesen e tij, ku ka marre nje arme te tipit automatik “Kallashnikov” dhe me pas i eshte drejtuar te vellait duke i shkrehur karikatorin. Gjashte plumba te marra ne koke dhe ne kraharor i kane shkaktuar vdekjen e menjehershme 34-vjecarit, Pellumb Proshka. Nderkohe qe Dashnor Proshka eshte arrestuar ne flagrance nga policia.
Hetimet
Efektivat e policise se Kavjaes, te cilat jane lajmeruar per ngjarjen kane shkuar menjehere ne vendngjarje, ku kane kryer edhe veprimet e para hetimore. Pas keqyrjes se vendit te ngjarjes uniformat blu kane sekuestruar ne cilesine e proves materiale armen tip “kallashnikov”, qe autori e mbante pa leje, si dhe gezhojat. Efektivat e policise kane marre ne pyetje te afermit qe ndodheshin ne momentin e debatit. Mesohet se sherri ka pasur si zanafille nje shtese qe duhet te bente viktima, e cila arrite prane ballkonit te te vellait te tij. Materialet hetimet ne ngarkim te Proshkes i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kavaje. Mbi 39-vjecarin rendon akuza e “vrasjes me dashje”.