E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publicisti Tim Judah, thote: Tani! Genc Mlloja

Pa asnje hyrje apo dalje, por ne menyre te drejtperdrejt publicist dhe studiuesi i shquar Tim Judah, i mirenjohur si specialist per ceshtjet e Ballkanit dhe te Shqiperise, thote se vizat duhet te hiqen per shqiptaret dhe boshnjaket dhe kjo duhet bere tani.
Shprehimisht Judah shkruante ne gazeten e madhe britanike Financial Times me 28 korrik 2010 se “Komisioni Evropian ka rekomanduar qe boshnjaket dhe shqiptaret jane gati per te levizur pa viza ne Zonen Shengen. Kjo duhet te zbatohet per ata tani”.
Ne gojen e Judah kjo “Tani” do te thote tamam tani se, sipas tij, KE vete e ka thene se si shqiptaret ashtu edhe boshnjaket i kane plotesuar te gjitha kushtet per te levizur te lire, pa viza, si te gjithe qytetaret e tjere evropiane te Klubit Shengen.
Dhe nuk ka asnje dyshim se kur ben kete thirrje publicisti i mirenjohur ka analizuar cdo gje ne te gjitha drejtimet: teknike, ekonomike, politike, rajonale, duke i kaluar madje edhe kufijte e Evropes dhe te Bashkimit Evropian.
E kete e deshmon fakti se Judah analizon gjate po ne kete shkrim gjendjen ne Ballkan duke patur parasysh efektet pozitive te vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage per legjitimitetin e pavaresise se Kosoves.
Mesazhi qe ai i drejton Brukselit eshte se te 22 milione ballkanasit jane njelloj evropiane dhe duhet te kene vendin e tyre ne kontinentin e vjeter te demokracise pavaresisht problemeve qe lindin gjate ketij rrugetimi.
“Pavaresisht se sa te veshtira mund te jene problemet e tyre, ata jane dukshem te zgjidhshme,” perfundon Judah analizen e tij tip apeli drejtuar KE dhe shefes se politikes se jashtme te Komisionit Evropian, zonjes Ashton.
“Tanija” ultimative e Judah ne fakt eshte ne sintoni te plote me veprimet publike teknike qe po ndjek KE me ekipet e specialisteve te vet ne terren ne Shqiperi per liberalizimin e vizave brenda afateve te premtuara.
Por kjo “Tani” e tij e tejkalon karakterin e nje deklarate te thjeshte dashamirese ndaj shqiptareve apo boshnjakeve; ajo mbart shqetesimin e tij se nuk duhet krijuar asnje vonese ne realizmin e cdo veprimi teknik e procedural, qe duhet te coje ne ate qe ai shikon si rikthim te Ballkanit ne zemer te Evropes.
Kjo “Tani” e Judah nuk ka si te kaloje pa u vleresuar nga ne shqiptaret se ne fund te fundit ai per ne po flet; ai po lobon ne nje fare menyre per realizimin e nje endrre te vjeter tonen: te udhetojme pa viza, te na largohet frika se nuk na e japin vizen, te mos ndjejme me poshterimin e refuzimit e pengimit te udhetimit drejt demokracise qe i kemi perkitur gjithmone.
Por nga ana tjeter, kjo “Tani” e Judah ka vleren e saj edhe per ndonje ne Shqiperi, sado pak qofshin, te cileve liberalizimi i vizave nuk u duket akoma i ‘pershtatshem’ e deri edhe ‘i pavlefshem’ perballe gjendjes aktuale ekonomike dhe politike te vendit.
E pretendime te kesaj natyre shkojne deri ne paradoksin e ‘shqetesimit publik’, qe po degjojme aty-ketu, se liberalizimi i vizave do t’na e largoje krahun e punes, per te mos permendur ndonje media qe “Tanine’ e thirrjes se Judah drejtuar KE-se per liberalizimin e vizave per shqiptaret e shikon te tepert ta permend.
Si njohes i mire i Shqiperise, te zhvillimeve politike dhe ekonomike, shoqerore dhe kulturore, te shkuara dhe te tashme, Judah me ate “Tani” u drejtohet edhe shqiptareve ne pergjithesi, por pse jo edhe politikaneve. Te gjitheve nuk na mbetet gje tjeter vec ta mbeshtesim fort kete ‘Tani” te nje publicisti te shquar qe me ne fund te behet realitet kjo enderr e vjeter e shqiptareve per ta ndjere veten te gjithe evropiane te vertete!
Se ballkanas po ndjehemi kur rajoni eshte kthyer tashme ne nje mini- Shengen, te cilin shpresojme ta plotesoje Serbia kur te heq vizat sa me shpejt per shqiptaret sikurse ka bere me ballkanasit e tjere dhe sikurse ka bere Tirana me serbet.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›