E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomacia parlamentare thelbësore në kohrat që po jeton Shqipëria dhe Kosova.

Shqipëria dhe Kosova do të nënshkruajnë shumë shpejt marrëveshje të reja bashkëpunimi veçanërisht për lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik, përveç zbatimit më intensiv të 58 marrëveshjeve ekzistuese. Bazuar në marrëdhëniet unike mes dy vendeve në rajon,bashkëpunimi mes qeverive, parlamenteve, intitucioneve, por dhe midis dy vendeve përbën një model të përkrahjes për të ecur përpara. Konkretizimi i mëtejshëm dhe intensifikimi i kësaj marrëdhënieje të veçantë u diskutua në takimin mes Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria dhe Kosova po jetojnë momente historike.
Kosova ndodhet përpara proceseve të mëdha, ashtu si edhe Shqipëria është në një vit shumë të rëndësishëm, ku pritet heqja e vizave dhe opinioni i KE-së për statusin e vendit kandidat. Ajo tha se Kosova dhe insitucionet e saj po bëjnë një punë të shkëlqyer në forcimin e shtetit ligjor. Ajo shprehu bindjen se gjithnjë e më shumë vende do ti shtohen listës së vendeve që kanë njohur Kosovën.
"Cilido qoftë mendimi këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë,
nuk do të ketë asnjë efekt juridik mbi pavarësinë e Kosovës. Pavarësia dhe
njohja e Kosovës është e pakthyeshme". Parlamenti i Shqipërisë, tha Kryetarja e Kuvendit, ka miratuar këtë periudhë rreth 116 ligje, si dhe kemi plotësuar çdo detyrim për heqjen e vizave. Paralelisht po lobojmë me vendet e BE-së për një vendim sa më të shpejtë për këtë çështje. "Diplomacia parlamentare tha ajo është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kohrat që po jeton Shqipëria dhe Kosova. Lobimi intensiv është një faktor thelbësor në përshpejtimin e proceseve si të njohjes së pavarësisë së Kosovës, ashtu si edhe për Shqipërinë, për heqjen e vizave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat". Kryetari Krasniqi tha se për heqjen e vizave për Shqipërinë gëzohemi si çdo të gëzoheshim për veten tone. Përshpejtimi i Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit i jep edhe Kosovës një shpresë të madhe për të ecur përpara.
Autostrada e Kombit tha ai, që do të fillojë së shpejti edhe në territorin e Ksovës, është një arterie shumë e rëndësishme e forcimit të lidhjeve ekonomike e njerëzore. Kryetarët e Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës ranë dakord për hartimin e një agjende të përbashkët shkëmbimesh të vizitave të komisioneve parlamentare për shkëmbimin e përvojave. Duke e ftuar Kryetaren e Kuvendit për një vizitë zyrtare së në Kosovë, Kryetari Krasniqi tha se do të ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë t'ju kishim në Kosovë në një kohë sa më të shejtë të jetë e mundur.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›