E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferencë e përbashkët për mediat e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe homologut të Kosovës Jakup Krasniqi.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli Unë sot kam pasur nderin dhe kënaqësinë e veçantë të pres Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, në këtë vizitë në parlamentin e Shqipërisë. Ishte një rast, në të cilin patëm mundësinë të shkëmbejmë mendimet mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, në rajon dhe më tej. Konsideroj së bashku me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës se, marrëdhëniet tona politike janë të shkëlqyera. E vlerësoj këtë vizitë, në vijim edhe të vizitave të tjera të rëndësishme, si model të raporteve midis dy vendeve në rajon. Diskutuam marrëveshjet e reja që do të nënshkruhen midis Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Përgëzoj Kuvendin e Kosovës, që është në krye të proceseve të rëndësishme të konsolidimit të shtetit ligjor, të demokratizimit të mëtejshëm por edhe të legjislacionit të ri që po kalon me objektivin dhe qëllimin e përbashkët që kemi për të qenë anëtarë të Bashkimit Europian dhe të proceseve euroatlantike për Kosovën. Jemi të kënaqur që janë 65 vende që kanë njohur Kosovën dhe pavarësinë që është një proces i pakthyeshëm. Vlerësojmë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe cilido, që të jetë edhe mendimi këshillimor i kësaj gjykate, asgjë nuk cënon më pavarësinë, meqënëse është një proces i pakthyeshëm dhe i mbyllur, njohja e të cilës, është në vazhdimësi. Bashkë me kryetarin jemi shumë optimistë që në të ardhmen, vende të tjera të reja, shumë shpejt do të shtohen në numrin dhe vargun e gjatë të shteteve, që tashmë e kanë njohur Kosovën. Ne vlerësojmë gatishmërinë dhe punën që ka bërë Kuvendi, Qeveria, vet shqiptarët në Kosovë edhe në bashkëpunimin e tyre edhe me Euleksin, edhe me BE, edhe me NATO-n sepse bashkëpunimi për ne shqiptarët me ndërkombëtarët është jashtëzakonisht i rëndësishëm ashtu si e vlerësojmë të rëndësishëm respektimin e Kushtetutës nga Euleksi dhe të ligjeve të Kosovës, dhe institucioneve të Kosovës. Ne mbështesim fort çdo përpjekje të institucioneve të Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, qeverisë, të politikanëve të tjerë në këto procese sfiduese të Kosovës. Ndërkohë për Shqipërinë është një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm, në të cilin ne kemi punë të tjera të mëdha dhe të rëndësishme, me pritshmëri edhe më të mëdha.
Kryetari I Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi Falenderova Kryetaren e Kuvendit zonjën Topalli për mikëpritjen e ngrohtë dhe miqësore ndoshta do të thoja më tepër vllazërore, sesa miqësore
E njoftova Kryetaren e Kuvendit për zhvillimet politike që janë duke ndodhur në Kosovë Kosova gjatë këtyre viteve me gjithë vështirësitë, konsideron që ka arritje të mëdha në shumë fusha, si në fushën e zhvillimit ekonomike ashtu dhe në demokraci. Para një viti kemi konsoliduar të gjithë institucionet e shtetit demokratik që për ne ka një rëndësi shumë të madhe. Jemi të vetëdijshëm se si Kosovë, jemi duke ndërtuar një traditë politikë demokratike
Jemi të vetëdishëm që Shqipëria në këtë rrugë është shumë përpara Kosovës për shkak se tradita institucionale, demokratike e saj është shumë e vjetër në krahasim me Kosoven dhe ardhjet tona, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe në të gjitha institucionet e saj, është marrje përvojash të reja të rëndësishme për ne.
E përgëzuam Kryetaren e Kuvendit për punën që është bërë dhe po bëhet në Shqipëri.
Natyrisht që jemi të vetëdishëm që dhe demokracia I ka vështirësitë e saj.
Por megjithatë në vende demokratike gjithëka zhvillohet dhe duhet të zhvillohet mbi bazën e një dialogu, mbi bazën e shfrytëzimeve të burimeve demokratike që ka vendi.
Ne presim që së shpejti Shqipëria të bëhet pjesë integrale e BE, presim që dhe më shpejt se kaq, qytetarët shqiptarë të lëvizin të lirë në të gjithë Evropën dhe përtej saj
E përgëzuam Kryetaren e Kuvendi për të gjitha sukseset që po arrin Shqipëria, Kuvendi i saj, nën udhëheqjen e Kryetares Jozefina Topalli
Pyetje Ka marëveshje që janë nënshkuar nga të dy qeveritë përkatëse, por nuk janë ratifikuar, pra nuk po zbatohen ende, si psh marëveshja në sistemin doganor .
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Nga Kuvendi i Shqipërisë nuk ka mbetur asnjë marëveshje pa ratifikuar. Sapo biseduam me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës që mes dy vendeve tanë ka 56 marëveshje që janë nënshkruar dhe ratifikuar. Janë pesë marëveshje të tjera të reja, që janë në process hartimi mes ministrive përkatëse, mes të cilave dhe kjo që përmendët ju. Janë marëveshje në process dhe me Kryetarin Krasniqi diskutuam dhe për hartim marëveshjesh të reja Sië e theksova më sipër modeli i marëvdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës është model në rrajon, model i mrekullueshëm në marëdhëniet politike, ekonomike dhe në të gjitha fushat; janë marëdhënie të shkëlqyera unike. Kryetari I Kuvendit të Kosovës Më lejoni të shtoj që gjithçka që ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, jam I bindur se nuk gjen asnjë pengesë në Parlamentin e Shqipërisë. Madje këto marëveshje të reja do të ratifikohen me procedurë të përshpejtuar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›