Mesazh ngushëllimi i Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli Topalli, drejtuar homologut polak Bronislaw Komorowski
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në mesazhin drejtuar homologut polak Bronislaw Komorowski, shpreh ngushëllimet më të thella në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emër të saj personal, familjes së Presidentit Lech Kaczynsky, zonjës së parë Maria, familjeve të të gjithë deputetëve dhe delegacionit shtetëror, që u ndanë nga jeta në tragjedinë e madhe.
Në mesazhin e ngushëllimit të Kryetares së Kuvendit ndër të tjera thuhet se:
Kjo është një ditë e vështirë per kombin polak, është një ditë shumë e trishtueshme për vendet tona.
Nga ky aksident i tmerrshëm, të gjithë jemi të shokuar.
Presidenti Kaczynsky ishte një njeri i guximit të madh, besimtar patriot, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së lirisë, antikomunist i paepur.
Sot polakët humbën një pjesë të rëndësishme të elitës së tyre politike dhe shqiptarët luten për shpirtrat e tyre.
Më lejoni që të shpreh ngusëhllimet më të sinqerta dhe solidaritetin për popullin polak, në këto moment të vështira".