Diplomat percaktojne titullin
Ministria e Arsimit u dergoi universiteteve te gjitha detajet qe duhet te kete suplementi i diplomes. Ministri Fatos Beja ka firmosur udhezimin sipas te cilit diplomat dhe masterat do te jene me nivele, dhe emertimi i tyre do kete edhe profilin e arsimit
Tani Diplomat do te percaktojne edhe titullin qe marrin studentet, pas perfundimit te ciklit te pare te studimeve. Sipas udhezimit te ri emertimi i diplomes se leshuar, sipas programeve te miratuara te studimit dhe cikleve te studimit do te jete shume me e sakte duke perfshire edhe kerkesat e studenteve. Diploma e secilit student, per te tria ciklet e studimit, duhet te permbaje keto te dhena te perbashketa per IAL-et te hapura me ligjin shqiptar: stemen e Republikes, emblemen e institucionit perkates te arsimit te larte, , emertimin e institucionit perkates, emrin, atesine dhe mbiemrin e studentit, vendin dhe daten e lindjes, emertimin e diplomes, daten e mbrojtjes se tezes se diplomes, numrin e amzes, matrikulimit te studentit, numrin e diplomes, daten e leshimit te diplomes si dhe emrin e rektorit dhe te dekanit perkates te shkruar me dore", - thuhet ne udhezimin e ri qe u eshte derguar universiteteve. Po ne kete udhezim thuhet se senatet akademike percaktojne edhe elemente te tjera te veçanta qe ato i gjykojne te arsyeshme, si dhe formulimin grafik te diplomave.