E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomat, studentet e Vlores ne proteste

Sonila Isaku

Studentet e Fakultetit te Drejtesise ne Universitetin e Vlores, protestuan ne Tirane para Ministrise se Arsimit, kunder vendimit te rektoratit per futjen e sistemit 3+2 ne perfundim te ciklit mesimor dhe pa i njoftuar me pare. Deri me tani ata kane studiuar sipas programit 4-vjecar, nderkohe qe ne fund do te pajisen me diploma te nivelit te pare. Ky fakt i ka detyruar studentet qe te dergojne nje sere shkresash drejt Ministrise se Arsimit, Komisionit Parlamentar te Arsimit, etj. Vetem nje dite me pare ata kane marre pergjigje nga ky i fundit se do te priten ne nje seance degjimore ndersa kane vendosur te protestojne edhe para MASH-it ne menyre qe edhe ky institucion te marre parasysh problemin e tyre.

Protesta

Studentet e deges se Drejtesise, pikerisht ata te vitit te katert dhe te trete jane bashkuar per te protestuar para Ministrise se Arsimit, duke kerkuar qe diplomat e tyre te jene te integruara, ashtu sikur se iu eshte premtuar ne kohen kur kane nisur studimet. "Na eshte nderprere e drejta e studimeve, sepse jemi lajmeruar se sistemi yne do te kthehet ne trevjecar, ndersa ne deri me tani kemi studiuar me sistemin katervjecar. Kjo eshte padrejtesi sepse ne kemi nisur sistemin e vjeter, ashtu sikurse kemi studiuar nderkohe qe vetem kete vit na eshte bere pershtatja me sistemin e ri. Pra lendet te cilat po zhvillojme aktualisht nuk kane asnje perputhje me programin qe ne kemi nisur ne vit te pare", kane pohuar studentet protestues. Nderkohe qe drejtues te Ministrise se Arsimit pikerisht shefja e Kabinetit, Edlira Late ka zhvilluar nje takim me nje grup studentesh, ku iu ka premtuar se kerkesa e tyre do te merret parasysh, por eshte Rektorati i Universitetit te Vlores, ai qe merr keto vendim dhe jo ministria. Pavaresisht kesaj, studentet i kane pohuar se protesta e djeshme kishte per qellim qe te informonte Ministrine e Arsimit, pasi kjo e fundit nuk kishte i kthyer pergjigje kerkesave dhe peticioneve, te derguara pothuaj nje muaj me pare nga keta studente. Nderkohe keta te fundit pohojne se nese problemi i tyre nuk zgjidhet, ata do t'u drejtohen te gjitha instancave perkatese.

Komisioni

Ndersa nje pjese e studenteve kane protestuar para MASH, te tjere perfaqesues te tyre kane marre pjese ne Komisionin e Medias dhe Edukimit, ne nje seance degjimore. Te mbeshtetur edhe nga Keshilli Kombetar i Studentor, studentet e Drejtesise kane parashtruar para deputeteve kerkesat e tyre. "Sipas urdhrit te rektorit thuhet qe duhet te plotesohen 22 programe, ndersa ne kemi plotesuar 25 programe vetem me dy vitet e para te shkolles. Edhe 8 programe qe jane kete vit ne shkojme me 33 qe nuk eshte e mundur. Ndaj kerkojme te rikthehet edhe nje here sistemi i vjeter i studimit", kane pohuar studentet e Drejtesise. Keta te fundit kane kembengulur qe t'u jepet nje zgjidhje ligjore dhe institucionale ne nje kohe sa me te shpejte dhe te mos anashkalohen kerkesat e tyre. E pranishme ne kete seance, anetarja e ketij komisioni Adriana Gjonaj, ne njohje te problematikes kerkoi nje zgjidhje ligjore, e cila t'i rezistoje kohes. "Kerkojme qe drejtuesit e institucioneve akademike te japin nje mbeshtetje me shume ndaj perfaqesive studentore", ka pohuar Qamil Dika, kryetar i Keshillit Kombetar Studentor. Gjate ketij takimi perfaqesuesit e MASH vendosen te pranojne kerkesen e studenteve duke i ofruar atyre Diplome te Nivelit te Dyte.

Kerkesat e studenteve te Vlores

1. Te hiqet kufizimi per studentet e vitit te katert qe kane me pak se 160 kredite dhe t'u krijohet mundesia qe edhe keta studente te pajisen me DIND.

2. Per studentet qe kane filluar vitin mesimor ne vitet 2007-2008 dhe qe sot jane studente te vitit te 3-te, dega Drejtesi t'u krijohet mundesia per vazhdimin e vitit te katert.

3. Nxjerrjen e nje udhezimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkences per Universitetin e Vlores ku te citohet: "Studentet qe kane filluar ciklin mesimor per vitin 2007-2008 te pajisen me diplome DIND pas perfundimit te studimeve universitare te ciklit 4-vjecar"

4. Unifikimin e programeve akademike per keto kurse studentesh me Fakultetin e Drejtesise ne Tirane dhe Universiteti i Vlores.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›